Thirrje për pjesëmarrje në sfidën krijuese: „Eurofusion – Një udhëtim gastronomik“ Afati i fundit: data 30.10.2026

Gast Cover

Thirrje për pjesëmarrje në sfidën krijuese: „Eurofusion – Një udhëtim gastronomik“ Afati i fundit: data 30.10.2026

Shkollat e interesuara duhet të dërgojnë një email në adresën: education@ifs.mk, më së voni deri më 30 tetor 2026.

Kur gastronomia flet gjuhë të ndryshme!

Nëse jeni pjesë e një shkolle të mesme profesionale (mësimdhënës/nxënës), me program arsimor në fushën e hotelerisë dhe gastronomisë dhe dëshironi të merrni pjesë në një project, që ndërthur artin e kuzhinës, gjuhët dhe shkëmbimin kulturor, Instituti Francez në Shkup ju fton të bëheni pjesë e projektit „Eurofusion – Një udhëtim gastronomik“.

Qëllimi i këtij projekti është të bashkojë shkollat e mesme profesionale nga disa vende të rajonit rreth një sfide të përbashkët krijuese:

krijimin e një recete, që ndërthur një specialitet të kuzhinës franceze me një specialitet tradicional të kuzhinës vendase.

🌍 Projekt rajonal që lidh kulturat

Në këtë projekt do të marrin pjesë nxënës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në artin e kuzhinës.

Qëllimi është që çdo shkollë, së bashku me nxënësit e saj, të krijojë një recetë origjinale, të frymëzuar nga tradita gastronomike franceze dhe ajo vendase. Përmes këtij projekti, nxënësit do të njihen me tradita të ndryshme të kuzhinës, do të bashkëpunojnë dhe do ta përdorin gjuhën frënge në një kontekst konkret, krijues dhe praktik..

👩‍🍳 Çfarë duhet të përgatisin nxënësit?

Nën udhëheqjen dhe mentorimin e mësimdhënësve të hotelerisë dhe të gjuhës frënge, nxënësit duhet të krijojnë:


🍽️ Një recetë origjinale (e ëmbël ose e kripur), e cila ndërthur elemente të një specialiteti francez me specialitete të kuzhinës vendase.

✨ Një emër origjinal për krijimin kulinar ;

✍️ Një tekst të shkurtër, me jo më shumë se 250 fjalë, që rrëfen historinë e recetës, frymëzimin dhe mënyrën se si është krijuar ajo.

📖 Një fjalorth me terma të kuzhinës ose nocione të veçanta kulturore, nëse është e nevojshme.

Të gjitha materialet duhet të përgatiten në dy gjuhë: në gjuhën frënge dhe në gjuhën vendase/amtare.


Nxënësit kanë liri të plotë në konceptimin dhe realizimin e krijimeve të tyre kulinare. Ata mund të ndërthurin dy receta tradicionale ose, brenda një recete të vetme, të kombinojnë përbërës, teknika përgatitjeje, forma dhe elemente vizuale karakteristike për të dyja kulturat.

👩‍🏫 Bashkëpunimi ndërmjet mësimdhënësve

Projekti nxit bashkëpunimin ndërmjet mësimdhënies profesionale dhe mësimdhënies së gjuhëve të huaja.

Gjatë orëve të gatimit, nxënësit do të konceptojnë dhe përgatisin recetën nën udhëheqjen dhe mentorimin e mësimdhënësit të lëndës profesionale. Gjatë orëve të gjuhës frënge, nxënësit do të punojnë në hartimin e recetës, shkrimin e tekstit shoqërues dhe përgatitjen e fjalorthit me terma kulinarë.

Në këtë mënyrë, nxënësit do të kenë mundësinë ta përdorin gjuhën frënge në një kontekst të mirëfilltë profesional, përmes aktiviteteve praktike

🎯 Si dhe pse të aplikoni?

📖 Një libër me receta nga i gjithë rajoni

Recetat e krijuara në gjashtë vendet pjesëmarrëse do të përfshihen në një libër të ilustruar dhe shumëgjuhësh me receta, i cili do të botohet në version digjital dhe të shtypur.

Në këtë mënyrë, krijimet kulinare të nxënësve do të prezantohen së bashku me recetat e bashkëmoshatarëve të tyre nga i gjithë rajoni.


Në kuadër të Muajit të Frankofonisë, në mars të vitit 2027, është parashikuar gjithashtu organizimi i një ekspozite kushtuar këtij projekti. Një pjesë e krijimeve do të prezantohen edhe përmes videove në rrjetet sociale të projektit.


🎯 Pse të merrni pjesë?


Përmes këtij projekti, nxënësit do të kenë mundësinë të


– zhvillojnë kreativitetin dhe aftësitë e tyre kulinare;

– të eksplorojnë dhe promovojnë traditat gastronomike franceze dhe vendase;

– të përdorin gjuhën frënge në situata autentike;

– të përmirësojnë aftësitë e tyre të të shprehurit me gojë dhe me shkrim;

– të punojnë në grup për realizimin e një projekti konkret dhe krijues;

– të njihen me kultura të tjera;

– të promovojnë krijimet e nxënësve;


📩 Si të merrni pjesë?

Për fillim, mjafton vetëm të shprehni interesimin tuaj për pjesëmarrje.

Shkollat e interesuara duhet të dërgojnë një email në adresën elektronike: education@ifs.mk, më së voni deri më 30 tetor 2026, me informacionet e mëposhtme: –

Emri i shkollës;

Emri dhe të dhënat e kontaktit të mësimdhënësit koordinator dhe të mësimdhënësit të gjuhës frënge, që do të përfshihet në projekt;

Drejtimi arsimor dhe numri i klasës që do të marrë pjesë;

Numri i përafërt i nxënësve që do të mund të përfshihen.

Në këtë fazë fillestare nuk është e nevojshme të përgatisni apo të dërgoni kurrfarë materiale ose receta, mjafton vetëm të shprehni interesimin tuaj.

Pas pranimit të aplikimeve tuaja dhe interesimit tuaj, Instituti Francez do të kontaktojë shkollat e interesuara për t’i informuar rreth hapave të ardhshëm dhe detajeve të realizimit të projektit.

Ju ftojmë të na bashkangjiteni!

Një recetë, dy kultura, shumë gjuhë dhe një udhëtim gastronomik që lidh rajonin


📅 Afatet kohore

Shtator 2026 – Janar 2027: Konceptimi, përgatitja dhe finalizimi i recetave së bashku me nxënësit.

Mars 2027: Prezantimi i krijimeve në kuadër të Muajit të Frankofonisë.

Gjatë vitit 2027: Botimi i librit me receta dhe promovimi i krijimeve të nxënësve.