16 Jan EKSPOZITË ME FOTOGRAFI & VIDEO SHFAQJE: “ÇARSHIA E VJETER E SHKUPIT: VIZIONE PËR TË ARDHMEN” I 22.01.2026
të enjten, më 22 janar 2026, me fillim në orën 19:00, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura në Suli Han.

ÇARSHIA E VJETER E SHKUPIT:
VIZIONE PËR TË ARDHMEN
Instituti Francez në Shkup ka nderin t’ju ftojë në ekspozitën me fotografi dhe në shfaqjen e një filmi dokumentar, që u realizuan në kuadër të projektit “ÇARSHIA E VJETER E SHKUPIT: VIZIONE PËR TË ARDHMEN”.
Me rastin e shënimit të Traktatit të Elizesë, Instituti Francez në Shkup organizon ekspozitë me fotografi nga studentët, nga punëtorit e realizuara me fotografin gjerman Hajnrih Holtgreve, si dhe me shfaqjen e filmit të shkurtër dokumentar nga Leonor Mersie dhe studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit franko-gjerman “Çarshia e Vjetër e Shkupit: Vizione për të ardhmen” dhe thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen dhe valorizimin e kësaj trashëgimie të përbashkët.
Ngjarja organizohet nga Instituti Francez në Shkup në bashkëpunim me Institutin Gëte, e ndërsa në kuadër të kësaj ngjarjeje, do t`u ndahen certifikata mirënjohjeje solemnisht të gjithë pjesëmarrësve në projekt.


