Konferencë dhe takim kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe industrive krijuese në Francë

Exposition, Performance Et Rencontre

Konferencë dhe takim kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe industrive krijuese në Francë

Instituti Francez në Shkup, ka nderin t’ju ftojë në dy ngjarje, kushtuar botës së inovacionit (risisë), sipërmarrjes dhe industrive krijuese në Francë!

📅 Më 28 tetor 2025 | 10:30-18:00 | Në sallën “Boris Trajkovki”

Konferencë në temën “Inovacioni në industritë krijuese dhe ekonomia qarkulluese”

📅 Më 29 tetor 2025 | 19:00 – 20:15 | Në Shtëpinë e Evropës – Shkup.

Takim në temën “Ekosistemi francez i inovacionit: përvoja, startape dhe mundësi”.

*me përkthim simultan

Industritë kulturore dhe krijuese

Ngjarja “Inovacionet në ekonominë qarkulluese dhe industritë krijuese”, e cila do të mbahet në Shkup, nga data 27 deri më 30 tetor 2025, do të bashkojë aktorë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë fushë, për të shkëmbyer ide mbi sfidat e tranzicionit ekologjik dhe kreativitetit, me qëllim stimulimin e dinamikave lokale dhe evropiane drejt tranzicionit ekologjik dhe dixhital.

Instituti Francez në Shkup i bashkohet kësaj nisme, me praninë e disa ekspertëve francezë, që do të marrin pjesë në panel diskutimet strategjike.

– Paneli i parë synon të prezantojë ekosistemin e startapeve në Francë, me qëllim ndarjen e praktikave të mira dhe frymëzimin e kompanive nga Maqedonia e Veriut

– Paneli i dytë do t’i kushtohet financimit të startapeve, ku një ekspert francez do të prezantojë mekanizma, për mbështetjen e inovacionit (risisë) dhe sipërmarrjes.

– Paneli i tretë do të shqyrtojë rolin e inteligjencës artificiale dhe dizajnit të ekonomisë qarkulluese, me pjesëmarrjen e një specialisti të njohur francez në këtë fushë.

Kjo ngjarje organizohet në bashkëpunim me Energotehnomën, Institutin Evropian të Inovacionit dhe Teknologjisë dhe Përshpejtuesin e UQIM-it, e ndërkaq e njëjta është pjesë e projektit më të gjerë FEF “Artet dixhitale, inovacionet dhe rinia”.

Takim në temën:

“Ekosistemi francez i inovacioneve: përvojat, startapet dhe mundësitë”:

Le Mercredi 29.10.2025 I 19:00 I Të mërkurën, më 29.10.2025 I Në orën 19:00 I Në Shtëpinë e Evropës

Takim në temën: “Ekosistemi francez i inovacioneve: përvojat, startapet dhe mundësitë”

Për një diskutim më të hollësishëm dhe shkëmbim të drejtpërdrejtë përvojash me të ftuarit francezë, bashkangjitjuni këtij debate, i cili është i destinuar për studentë, sipërmarrës të rinj dhe të gjithë ata, që janë të interesuar për inovacione dhe startape.

Tre ekspertë të njohur francezë do të jenë të ftuar, të cilët do të ndajnë përvojat dhe vizionet e tyre mbi inovacionin dhe sipërmarrjen:

 – z. Abinav Agarval, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Frugal Company, Fluid AI – kompani e specializuar në transformimin dixhital të ndërmarrjeve, përmes aplikimit të inteligjencës artificiale të përparuar

– z. Zhaki Uziel, ekspert financiar dhe këshilltar, specialist në financimin e startapeve dhe inovacionit

– z. Antoni Fremo, bashkëthemelues i Ligamen-it dhe krijues i Talent Trees-it, platformë dixhitale, që ndihmon organizatat, që të identifikojnë, vizualizojnë dhe zhvillojnë talentet dhe njohuritë e ekipeve të tyre.

Mos e humbisni mundësinë unike, për të shkëmbyer ide, drejtpërdrejt me sipërmarrës të suksesshëm francezë!