
05 May Thirrje për projekte – Ditët e Bashkëpunimit Kinematografik Francë-Ballkan I Afati i fundit i aplikimit: data 20 korrik
Afati i fundit i aplikimit: data 20 korrik
Ditët e Bashkëpunimit Kinematografik Francë-Ballkan
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Mal të Zi, në partneritet me Qendrën e Filmit të Malit të Zi, ju ftojnë të dorëzoni projektin tuaj, për të marrë pjesë në edicionin e dytë të “Montenegro Film Rendezvous”, që do të mbahet në Herceg-Novi nga data 23 deri më 25 gusht, në kuadër të festivalit”Montenegro Film Festival”, për tu takuar me producentë francezë dhe institucione financuese.
🔹Qëllimet?
– Forcimi i bashkëpunimit kinematografik midis Francës dhe Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
🔹Projektet e pranueshme
Projektet në zhvillim
🔹 Si të merrni pjesë ?
Dërgoni aplikimin tuaj te Letisia Kylik në adresën :
Aplikimi juaj duhet të përfshijë:
– Një prezantim të shkurtër të filmit tuaj (më së shumti 2 faqe)
– Biografi të shkurtra të regjisorit dhe producentit
Vini re : Të gjithë dokumentet duhet të jenë të shkruar në anglisht
🔹 Kalendari
– Afati i fundit i dorëzimit: data 20 korrik 2025
– Njoftimi i përzgjedhjes: data 4 gusht 2025
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të takuar producentët francezë të pranishëm në këtë ngjarje!
