Punime të zgjedhura nga koleksioni francez i Muzeut të Artit Bashkëkohor

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Punime të zgjedhura nga koleksioni francez i Muzeut të Artit Bashkëkohor

Më 8 prill 2025, në orën 20, në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup.

Punime të zgjedhura nga koleksioni francez i Muzeut të Artit Bashkëkohor

Më 8 prill 2025, në orën 20, në Muzeun e Arteve Bashkëkohore në Shkup.

Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup dhe Instituti Francez në Shkup, në bashkëpunim me Muzeun e Artit Bashkëkohor në Lion dhe qytetin e Lionit, kanë nderin t`ju prezantojnë ekspozitën me titull “Format në fluturim, artistë ndërkombëtarë në koleksionet franceze”.


Ekspozitën do ta hapin :

z. Tihomir Topuzovski, ushtrues i detyrës drejtor i Muzeut të Artit Bashkëkohor-Shkup,

z. Filip Marsheto, këshilltar i parë në Ambasadën e Francës në Shkup dhe

z. Matje Lelievrë, udhëheqës i departamentit “koleksione” në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Lion dhe kurator i ekspozitës .

Nëpërmjet një përzgjedhjeje të veprave të rëndësishme nga koleksioni i Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup, nga autorë si Karlos Kruz-Diez, Hisao Domoto, Ana-Eva Bergman, Pjotr Kovalski, Zoran Mushiq, Virgilije Nevjestiq, Enrike Pejsere, vihen në pah artistë nga mbarë bota, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore, vajtën në Paris, e ku u formuan komunitete të shumta artistike ndërkombëtare.

Një përzgjedhje e veprave të autorëve bashkëkohorë dhe të njohur nga Muzeu i Artit Bashkëkohor në Lion, si Jasmina Çibiq, Daniel Vale-Klajner, Ange Leccia dhe Shuruk Hriesh do të shfaqen si premierë gjatë ekspozitës. Kjo do të ndikojë më tej në reflektimin mbi migrimet e artistëve dhe rëndësinë e shkëmbimit kulturor.

Pas ekspozitës së parë me të njëjtin emër, me të cilën u shënua “30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut”, kjo ekspozitë ofron një përzgjedhje të re të jashtëzakonshme të veprave nga koleksioni prestigjioz i muzeut, ku përfshihen edhe artistë me reputacion ndërkombëtar.

Nëpërmjet bashkëpunimit mes kuratorëve francezë dhe maqedonas, ekspozita dëshmon për dialogun artistik dhe kulturor midis Francës dhe Maqedonisë së Veriut, në shenjë miqësie dhe shkëmbimi mes dy vendeve.

Ju ftojmë të shihni këtë ekspozitë unike dhe të zhyteni në universin magjepsës të artit bashkëkohor francez në zemër të Shkupit!