JAVA E FILMIT FRANKOFON NË SHKUP

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

JAVA E FILMIT FRANKOFON NË SHKUP

23.06 – 30.06 | Në orën 20/18 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve anëtare të Frankofonisë

HAPJA E JAVËS SË FILMIT FRANKOFON

Të hënën më 23 qershor I 20h00

Greqia | « Riviera » (2024)

(2024, 1h 24m)

Nga Orfeas Peretzi, me Zva Samioti, Mihalis Syriopoulos, Maria Apostolakea, Kostas Koronaios, Myrto Meitani-Kastrinaki

Një palmë në shuarje e sipër, një romancë e dënuar dhe një nënë që dëshiron të vazhdojë tutje përpara. Së këndejmi, kjo verë do të jetë e fundit për Alkistisin në Rivierën athinase.

Çmimi i Jurisë i Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit (FIPRESCI), Çmimi “FOS” (Aktorja më e mirë e re në një film grek) për Eva Samiotin dhe Myrto Meitani-Kastrinaki, Çmimi i Radiodifuzionit transmetues grek (ERT)

Të martën më 24 qershor I 20h00

Bullgaria | « I huaji » (2012)

(2012, 1h 40m)


Nga Niki Iliev, me Lubomir Kovaçev, Sanja Borisova, Niki Iliev, Kristofer Lambert

Gjatë një misioni në Bullgari, një i ri francez i quajtur Zherard, takon Magdalenën, një fshatare me temperament të zjarrtë.

I magjepsur nga sharmi, Zherardi vendos të kthehet në fshatin e Magdalenës, pavarësisht pengesës gjuhësore dhe dallimeve kulturore.

Ky kërkim e çon atë në një sërë situatash komike dhe keqkuptimesh, duke ilustruar përplasjen e kulturave midis Francës dhe Bullgarisë.

Të mërkurën më 25 qershor I 20h00

Zvicra | « Gjyqi ndaj qenit» (2024)

(2024, 1h 23m)


Nga Letisia Dosh, me Letisia Dosh, Fransoa Damien, An Dorval 

Avrili, avokate me një sërë historish të humbjeve të lëndëve, i bëri një premtim vetes: të fitonte çështjen e saj të radhës! Por kur Dariuçi, një klient po aq i dëshpëruar sa edhe çështja e tij, i kërkon asaj të mbrojë shokun e tij besnik Kosmosin, bindjet e Avrilit përforcohen fuqishëm.

Pastaj fillon një gjyq sa i papritur aq edhe i trazuar: gjyqi ndaj qenit.

Çmimi i skenarit më të mirë, dhënë Letisia Doshit, në Festivalin e Filmit Frankofon në Angulem 2024, Çmimi Palm Dog në Festivalin e Filmit në Kanë 2024, i nominuar për çmimin « Un Certain Regard » (shq. Një vështrim i caktuar) në Festivalin e Filmit në Kanë 2024

Të enjten më 26 qershor I 20h00

Rumania | « Ky vit i ri që nuk erdhi kurrë» (2024)

(2024, 2h 18m. )

Nga Bogdan Mureshanu, me Mihai Kalen, Nikoleta Anku, Emilia Dobren

Gjashtë histori të ndërlidhura që eksplorojnë Rumaninë, pikërisht kur revolucioni i vitit 1989 fillon të marrë formë.

Fitues i çmimit Orizonti për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Venedik 2024, Fitues i Atlasit të Argjendtë për Regjinë më të Mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Arras 2024, i nominuar për Çmimin FIPRESCI për zbulimin evropian.

Të premten më 27 qreshor I 18h00

Maqedonia e Veriut | « Fillimisht vriti fëmijët » (2024)

(2024, 1h 46m. )

nga Dimitar Orovçanec, me Mia Zhiro, Stefan Spasov, Martin Gjorgoski

Është një histori komike e një balerine adoleshente, të dashurit të

saj, të dashuruar çmendurisht dhe shoqes së saj më të mirë mashtruese, e pajisur me një armë të vjedhur policie.

Të tre e gjejnë veten të humbur në labirintet më të errëta të botës kriminale të Shkupit për shkak të një telefoni celular, që përmban video komprometuese.

Film i prezantuar në Festivalin e Filmit Kotbys në Gjermani në nëntor 2024.

Të premten, I Më 27 qershor, në orën 20:00

“Parullat”

(2001, 1h 30m)

nga Gjergj Xhuvani, me Artur Gorishtin, Luiza Xhuvanin, Agim Qirjaqin, Birçe Haskon, Niko Kanxherin, Robert Ndrenikën, Rita Latin.

Përmbledhje:

I frymëzuar nga një histori e vërtetë, filmi “Parullat” zhvillohet në një fshat shqiptar në vitet 1980, gjatë kulmit të epokës së komunizmit. Historia përqendrohet te profesor Andrea, mësues në një shkollë fshati, i cili refuzon t’u bindet urdhrave të regjimit, që i kërkojnë që nxënësit të shkruajnë parulla që lavdërojnë dhe madhërojnë regjimin me gurë nëpër kodra. Kundërshtimi i tij çon në transferimin dhe arrestimin e tij të mëvonshëm. Përmes një qasjeje që kombinon ironinë, humorin dhe kritikën sociale, filmi pasqyron një portret prekës të një epoke të shënuar nga absurditeti ideologjik.

Filmi i Gjergj Xhuvanit është vlerësuar me çmime në disa festivale ndërkombëtare dhe është një nga veprat më domethënëse të karrierës së tij, i vlerësuar për thellësinë dhe shtrirjen e tij simbolike. Është krahasuar me disa nga komeditë sociale të Felinit, ndërsa është vlerësuar në përzgjedhjet për çmimet Oskar dhe Golden Globes.

Ngjarja është e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë.

Të shtunën më 28 qreshor I 18h00

Belgjika | « E fejuara e poetit » (2023)

(2023, 1h 43m. )

Nga Zholan Moro, me Zholan Moro, Serzhi Lopez, Gregori Gadeboa

E dhënë pas pikturës dhe poezisë, Mirejo përshtatet me punën e saj si kamariere në kafenenë Boz-Art në Sharlevil, e në anën tjetër jeton nga vjedhjet e vogla dhe trafikimi i kutive të cigareve. Në pamundësi për të mbajtur shtëpinë e madhe familjare në brigjet e Mezit, që e trashëgoi, Mireji vendosi të pranonte tre qiramarrës.

Këta tre burra do të prishin rutinën e saj dhe do ta bëjnë gati, pa e ditur, sjelljen e personit të katërt: e që do të bëhet dashuria e saj më e madhe për rininë, gjegjësisht poetin.

Fitues i Valoas për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit Frankofon Angulem 2023, Fitues i Çmimit të Audiencës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Frankofon në Namyr 2023

Të shtunën më 28 qreshor I 20h00

Franca I « Do t’i shoh gjithmonë fytyrat tuaja» (2023)

(2023, 1h 58m. )

nga Toma Kaje, me Romen Dyris, Pol Kirsher, Adel Ekzarkopulos

Që nga viti 2014, në Francë, drejtësia ripërtëritëse u ofronte viktimave dhe autorëve mundësinë për të folur në mjedise të sigurta, të mbikëqyrura nga profesionistë dhe vullnetarë si Zhydit, Fani dhe Mishel.

Nasimi, Isa dhe Toma, të dënuar për grabitje të dhunshme, Gregoari Naveli dhe Sabina, viktima të grabitjes së shtëpisë, mbajtjes dhe vjedhjes me rrëmbim, por edhe Kloe, viktimë e përdhunimit nga incesti, janë të gjithë të përfshirë në masat e drejtësisë restauruese.

Gjatë rrugëtimit të tyre, ka zemërim dhe shpresë, heshtje dhe fjalë, aleanca dhe zemërthyerje, vetëdije dhe besim të ri… Dhe në fund të rrugës, ndonjëherë, reparacion…

I shpërblyer me 5 çmime Cezar në vitin 2024: Cezar për fotografinë më të mirë, zërin më të mirë, muzikën më të mirë, kostumet më të mira, efektet vizuale më të mira.

Të hënën më 30 qershor I 20h00

Kanadaja | « RU » (2023)

(2023, 1h 56m. )

Nga Sharl-Olivie Misho, me Kloe Xhandi, Shantal Tuj, Zhan Byi, Olivie Din

Pasqyrimi i jetës së një vajze të re vietnameze, Tihn, pas kalimit të rrezikshëm në det dhe qëndrimit në një kamp në Malajzi, e cila pranohet me familjen e saj si refugjate në Kanada.

Kështu ata mbërrijnë në Granbi, ku fillojnë jetën e tyre të re. Por për Tinh-in, përshtatja ballafaqohet me përplot sfida. E turpshme dhe e rezervuar për nga natyra, ajo duhet të mësojë një gjuhë të re dhe të integrohet në mjedisin e saj të ri.

E përhumbur nga sprovat e udhëtimit, vajzës së re do t’i duhet të nxjerrë nga thellësia e brendisë së saj qëndrueshmërinë e nevojshme për mbijetesën dhe lumturinë e saj.

Film i prezantuar në disa festivale ndërkombëtare, duke përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në vitin 2023.