„Vetëm lumturi” nga Tomeo Verzhes dhe Sandrin Mezonev në Festivalin e vallëzimit në Shkup | 11.04.2022

Quequbonheur

„Vetëm lumturi” nga Tomeo Verzhes dhe Sandrin Mezonev në Festivalin e vallëzimit në Shkup | 11.04.2022

TË HËNËN MË 11 PRILL 2022, NË ORËN 20 | NË SHTËPINË E ARM-së

Pjesëmarrja në edicionin e 18-të të Festivalit të Vallëzimit në Shkup e valles kërcyese “Vetëm lumturi” nga Tomeo Verzhes dhe Sandrin Mezonev

Interpretimi: Sandrin Mezonev

Qendra Kombëtare e Koreografisë së Tuluz Oksitani

Shfaqje solo që për temë ka kushtëzimin e emancipimit të femrës. Çfarë do të thotë të jesh grua? Me çfarë kërkesash, me çfarë shtypjeje shoqërorë detyrohet ajo të ballafaqohet? Tomeo Verzhes gjeti një metaforë të jashtëzakonshme skenike, duke prekur pyetjen se çfarë pritet nga gruaja dhe me çfarë detyrimesh përballet ajo për të hyrë në shabllonin që i imponohet asaj. Sandrin Mezonev gjendet përballë një shablloni të tillë: duke ndjekur ritmin e një metronomi hipnotizues, ajo përpiqet të arrijë kadencën e saj, ajo lëviz dhe kryen një sërë lëvizjesh të zakonshme të përditshme. Edhe përkundër vullnetit të saj, ajo është robëreshë e zakoneve, lufton kundër përsëritjeve, luan me klishetë dhe lëviz nga imazhi i një gruaje të përsosur në një transformim të plotë përmes vallëzimit të gruas-luftëtare nga koha e paraardhësve (stërgjyshërve). Interpretim argëtues, prekës dhe çlirues!

Realizohet me mbështetjen e Institutit Francez në Paris, si dhe në kuadër të programit “Koleksionet vjeshtë-pranverë 2022”.

Que_du_bonheur