Debati onlajn “Ngrohja globale në Ballkan dhe energjitë e ripërtëritshme” | 27.11.2020

Pozadina Rechauffement Climatique 2020 2

Debati onlajn “Ngrohja globale në Ballkan dhe energjitë e ripërtëritshme” | 27.11.2020

Të premten, më 27 nëntor 2020, ora 10:00

Shkarkoni programin e plotë të ngjarjes

Regjistrohuni në emalin vijues: culture@ifs.mk për të marrë vegëzën në Zoom dhe për të ndjekur debatin onlajn.

Maqedonia e Veriut po përballet, ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e botës, me ngrohjen globale dhe problemet e energjisë, të nxitura nga zgjerimi galopant i kryeqytetit të saj Shkupi.

Maqedonia e Veriut po përballet me:
lëvizje të popullsisë me përqendrim të fortë në Shkup
prodhim të energjisë elektrike bazuar në termocentralet dhe prodhimin e energjisë me bazë karboni
ndërgjegjësim të pamjaftueshëm për burimet e ripërtëritshme të energjisë
ngrohje në shtëpi, ku përdoren lëndë djegëse me kosto të ulët, të cilat ndotin tej mase ajrin
rritje të numrit makinave automobilistike, shumë prej të cilave janë automjete të përdorura që nuk janë në përputhje me standardet mjedisore ekologjike
nevojën për transport publik më të zhvilluar.

Debati i organizuar nga Instituti Francez në Shkup, në kuadër të Fondit “Alamber”, i cili do të mbahet tërësisht onlajn për arsye shëndetësore, parasheh, në pjesën e parë, pas ceremonisë së hapjes solemne:
• të jap një vlerësim mbi ngrohjen globale përmes prezantimit të z. Zhil BEF, biolog i shquar, profesor në Universitetin “Pierr dhe Maria Kiri”, në Sorbonë dhe profesor në Kolegjin e Francës;
• të prezantojë procesin e tranzicionit të energjisë në Francë dhe në vendet evropiane, falë prezantimit të znj. Mihaela ZHIRTAN, profesoreshë në Universitetin e Anezhes.

Pjesa tjetër do t’u mundësojë pjesëmarrësve vendas të shprehen në lidhje me dy problemet kryesore të kryeqytetit: ngrohja, burim kryesor i ndotjes, si dhe kthimi dhe përshtatja e transportit publik.

Debati do të jetë me përkthim simultan.

Me mbështetjen e Institut Francez në Paris.