Artistët francezë nga koleksioni i muzeut OSTEN I 27.11.2024-07.12.2024

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Artistët francezë nga koleksioni i muzeut OSTEN I 27.11.2024-07.12.2024

Hapja e ekspozitës “Artistët francezë të koleksionit të muzeut Osten” të mërkurën, më 27 nëntor 2024, në orën 19 në Çifte Amam

ОSTEN ART

1945— 2024

OSTEN ART -Është një  institucion kulturor për veprimtari muzeore-galerike në Shkup të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që ka respekt për të kaluarën, është aktiv në të tashmen dhe thur plane për të ardhmen. Si markë e njohur në fushën e artit, mendimit të emancipuar dhe krijimtarisë së lirë që nga viti 1945, me përvojën dhe ndikimin e tij në përmirësimin e kulturës dhe artit, OSTEN-I është bazë dhe platformë e shkëlqyer për projekte që tërheqin artistë nga mbarë bota, që edukojnë publikun më të gjerë dhe animojnë profesionistët e artit (kuratorët, teoricienët, kritikët dhe historianët e artit) – të gjithë ata që ofrojnë njohuri dhe prodhojnë materiale, që dokumentojnë zhvillimin dhe lëvizjet e artit në epokën tonë.

Sonia Delaunay 3

MUZEU OSTEN

Arritja më e madhe e OSTEN-it është MUZEU OSTEN – i cili ka një koleksion të konsiderueshëm prej më shumë se 15000 veprash arti nga rreth 3000 artistë nga mbi 80 vende (piktura, vizatime, grafika, skulptura, objekte si dhe qeramika). Punimet në MUZEU AUSTEN janë të ndara në koleksione kombëtare.

Koleksioni francez është ndër më të rëndësishmit dhe i pranishëm në numër më të madh, me mbi 180 artistë francezë, duke përfshirë mjeshtrit e mëdhenj si Anri Dë Tuluz- Lotrek (Henry de TOULOUSE LAUTREC), Anri Matiz (Henri MATISSE), Euzhen Delakroa (Eugene DELACROIX), Zhorzh Brak (Georges BRAQUE), Bernar Bife (Bernard BUFFET), Andre Deren (Andre DERAIN), Kamij Pisaro (Camille PISSARRO),… artistët francezë të artit modern dhe bashkëkohor si: Pjer Sulazh (Pierre SOULAGES) – fitues i çmimit GRAN PRI për arritje jetësore në BIENALEN OSTEN në Shkup 2018, Sonja Delone (Sonia DELAUNAY), Ande Mason (Andre MASSON), Fransoa Morel (Francois MORELLET), Orlan (ORLAN), Cezar Baldaçini (César BALDACCINI), Pjer Pinonçeli (Pierre PINONCELLI), ARMAN (ARMAN),… si dhe artistë nga pjesë të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët kanë ndërtuar pjesën më të madhe të jetës dhe karrierës së tyre në Francë, përfshirë këtu, Pablo Pikason (Pablo PICASSO), Viktor Vazarelin (Victor VASARELY), Vlladimir Veliçkoviqin (Vladimir VELIČKOVIĆ), Modrag Dado Gjuriqin (Miodrag DADO DJURIC),…

Henry De Toulouse Lautrec

ARTI FRANCEZ

Arti francez ka luajtur një rol qendror në zhvillimin e traditave dhe rrymave artistike perëndimore, si dhe është i njohur për inovacionin, elegancën dhe diversitetin e tij. Nga madhështia e katedraleve gotike si Notrë Dami, e deri te portretet dhe peizazhet e rafinuara të Rilindjes, artistët francezë kanë qenë me ndikim në shumë epoka me kontributin e tyre në zhvillimin e artit, ndërkaq Parisi ka qenë për shekuj kryeqendër, ku kanë gravituar emrat më të mëdhenj të artit nga e gjithë bota përkrah francezëve.

Lëvizjet e tilla si impresionizmi në shekullin e 19-të, revolucionarizuan përdorimin e dritës dhe ngjyrës. Arti francez gjithashtu udhëhoqi rrugën në ndërtimin e modernizmit në shekullin e 20-të me artistë që sfidonin format dhe idetë konvencionale. Sot, arti bashkëkohor francez, vazhdon të frymëzojë me përzierjen e tërësisë së teknikave klasike dhe eksperimentimin bashkëkohor

Andre Masson 3