“Eksperimentet foto-grafike” nga Ana Trajkovska dhe Jana Lulovska

25

“Eksperimentet foto-grafike” nga Ana Trajkovska dhe Jana Lulovska

Të enjten, më 7 nëntor 2024, në orën 17:00 I Në Institutin Francez në Shkup

Sans Titre6

Instituti Francez në Shkup ju fton të njiheni me veprat e dy artistëve të rinj të talentuar. Instalimi i tyre u prezantua verën e kaluar në « Cité des Arts » në Paris, pas një qëndrimi dy mujor.

Bëhet fjalë për një vepër, përmes së cilës do ta zbuloni Parisin, nëpërmjet qasjes unike artistike të dy artisteve- vizionare, njëra fotografe, ndërkaq tjetra grafiste.

Projekti i tyre buron nga qëndrimi i tyre dy mujor në « Cité des Arts » në Paris dhe përfaqëson një eksplorim të monumenteve dhe arkitekturës kulturore-historike të përjetshme të qytetit, e cila bashkon të kaluarën me të tashmen.

“Eksperimentet foto-grafike” është një përzierje artistike e fotografisë, grafikës dhe instalimit dhe është njëkohësisht edhe një nderim dhe valorizim i thelbit të Parisit dhe përmes prizmit të artit bashkëpunues, fton në reflektim mbi shtresat e padukshme të qytetit, të fshehura nën sipërfaqe.