Thirrje për pjesëmarrje në takimin dhe punëtorinë me temë KOPRODUKSIONI

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Thirrje për pjesëmarrje në takimin dhe punëtorinë me temë KOPRODUKSIONI

me producentin e njohur francez të filmit Paskal Judeleviq.

të martën më 27 janar 2026, me fillim nga ora 10 deri në orën 14 në Agjencinë e Filmit – salla e kinematografisë së Vardar Film

Thirrje për pjesëmarrje

në takimin dhe punëtorinë me temë KOPRODUKSIONI

Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti Francez në Shkup kanë nderin të ftojnë bartësit e projekteve filmike në një takim dhe punëtori, me temën KOPRODUKSIONI, me producentin e njohur francez të filmit PASKAL JUDELEVIQ, president i “Acajou Productions” nga Parisi.

– Takimi me mysafirin nga Franca do të mbahet të martën, më 27 janar 2026, me fillim në orën 10, e deri në orën 14, në Agjencinë e Filmit – sallën e kinemasë së Vardar Film-it. Adresa: rruga “8 Marsi” nr. 4 – Shkup

– Koktej.

Nëse jeni në kërkim të koproducentëve për projektin tuaj filmik, ju ftojmë të regjistroheni për këtë takim dhe punëtori, ku i ftuari i njohur nga Franca do të shqyrtojë çdo projekt paraprakisht dhe do t’i japë secilit pjesëmarrës këshilla dhe udhëzime të përshtatshme.

Mund të aplikoni në dy adresat e mëposhtme të email-it me prezantimin tuaj të shkurtër dhe sinopsisin ose përshkrimin e veprimeve (trajtimit) të projektit:

veronika.buchkovska@filmagency.gov.mk &

culture@ifs.mk

Afati i fundit i aplikimit është dita e premte, më 23 janar 2026.

Thirrja vlen për filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, si dhe për filma dokumentarë.

Informata shtesë mund të merrni në: 02 3 118 503.

Takimi do të mbahet në anglisht, e ndërkaq, nëse është e nevojshme, me përkthim konsekutiv.