Koleksione që udhëtojnë

Pozadina Biblionef

Koleksione që udhëtojnë

Koleksione, që bredhin në klasat (orët) tuaja, për të hapur horizonte të reja për nxënësit tuaj dhe për tu dhënë atyre shijen e leximit në frëngjisht!

Temat e përzgjedhura: histori, stripa, vepra klasike, romane, zbulime, filozofi, ekologji … dhe shumë më tepër! Instituti Francez në Shkup, vë në dispozicion të shkollave dhe mësimdhënësve të frëngjishtes në Maqedoninë e Veriut, gjatë gjithë vitit shkollor,

14 koleksione tematike të librave në frëngjisht për fëmijë, me objektivat e mëposhtëm:

  • Zhvillimi i shijes për gjuhën frënge dhe i shprehive të leximit te nxënësit
  • Përmirësimi, ndryshimi dhe kompletimi i programit të mësimdhënies së frëngjishtes me dokumentacion të pasur dhe cilësor
  • Mbështetja e nxënësve në ndërtimin e njohurive për botën përreth tyre

Mësoni më shumë në këtë link për 14 koleksionet (kolanat), të zgjedhura me kujdes dhe të përbëra nga libra cilësor dhe të ilustruar.

Çdo koleksion, shoqërohet me shpjegime dhe me propozime për përdorimin (shfrytëzimin) pedagogjik. Bonus shpëblyes: Mësimdhënësi do të përfitojë shumë libra falas për klasën (orën) e tij. Për të përfituar nga koleksionet në klasat (orët) e tij, mësimdhënësi duhet të rezervojë koleksionin e tij, në periudhën e dëshiruar (3 javore), duke shkruar porosi në adresën vijuese: education@ifs.mk.

E tërë kjo me mbështetjen e Biblionef. – it.