
01 Jul Thirrje e hapur për kolazhe!
FRANKOLAZH
Një falënderim i madh për të gjithë pjesëmarrësit në konkursin e kolazhit, të organizuar nga Instituti Francez në Shkup dhe Skopje Collage Collective në Shkup!
Ky bashkëpunim i parë me artistët dhe entuziastët, Markon dhe Filipën, u prit me përshtypje të shkëlqyera.
I frymëzuar prej katër fotografive arkivore nga Parisi, përzgjedhja e kolazheve është provë e kreativitetit dhe origjinalitetit të madh të pjesëmarrësve.
Ejani dhe shikoni kolazhet tejet frymëzuese në vitrinën e Institutit Francez në Shkup!
Dhe ky është vetëm fillimi… Do të vijojë një bashkëpunim i ri, i hapur për të gjithë dashamirësit e kolazhit. Na ndiqni!
Janë të ekspozuara kolazhet e :
Gorjan Mirçeski
Irena Filipova
Teodor Jurukovski
Angella Savevska
Metodija Jovanov
Katerina Mandariq
Sergei Kalenikov
Magdalena Tanevska
Simona Mançeva
Viktorija Todorovska
Ivana Pançevska
Marija Jovanovska
Sllavica Urumova
Jovana Veliçkovska
Zafir Jovanov
1, 2 3 PREJE!
Instituti Francez në Shkup dhe Skopje Collage Collective (Kolektivi i Kolazhit të Shkupit) organizojnë një konkurs për krijimin e kolazheve. Veprat e përzgjedhura do të ekspozohen në vitrinën e Institutit Francez në Shkup gjatë verës.
📍Çfarë duhet të bëni për të aplikuar ?
1. Zgjidhni cilëndo nga katër fotot arkivore nga Franca. Përdorni cilëndo pjesë të fotove të përzgjedhura për të krijuar një kolazh.
2. Mund ta gjeni dhe shkarkoni fotografinë në faqet e internetit të Kolektivit të Kolazhit të Shkupit dhe në :
3.Pasi të keni mbaruar me kolazhin, dërgojeni në:skopjecollagecollectivescc@gmail.com dhe culture@ifs.mk
📍Informata të rëndësishme :
Afati i fundit për dorëzim është data 7 korrik!
Secili artist kolazhesh mund të dërgojë më së shumti dy vepra.
Kushdo mund të marrë pjesë, pavarësisht nëse është një apo njëqind vjeç, apo nëse është krijues kolazhesh me përvojë apo fare fillestar.
Lejohen kolazhe analoge dhe dixhitale.
📍Shënime të rëndësishme:
1. Nëse krijoni një kolazh analog, mos e fotografoni, por skanojeni dhe dërgojeni në formatin jpg.
2. Çdo vepër që përhap përmbajtje fyese ose gjuhë urrejtjeje nuk do të merret në konsideratë gjatë përzgjedhjes së veprave për ekspozitën e ardhshme.
Më shumë informata rreth ekspozitës së shpejti….