18 Jul Konferencë ndërkombëtare në kuadër të projektit pesëvjeçar “Byose”
Të mërkurën më 2 dhe të enjten, më 3 tetor 2024 I Në BKU “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup
“Shenja dhe perceptimi. Treguesit vizualë të epokës bizantine dhe osmane”
Programi pesëvjeçar “Nga epoka bizantine deri te periudha osmane në Evropën Juglindore” po hyn në vitin e tretë të zhvillimit të tij.
Folësit në këtë konferencë ndërkombëtare do të debatojnë rreth perceptimeve dhe kundrimeve të shënjuesve kulturorë vizualë dhe të shkruar, si përmes kulturës bizantine, njashtu edhe nëpërmjet kulturës sllave dhe osmane.
Konferenca do të ofrojë mundësi për të shqyrtuar zbulimet më të fundit, për të krahasuar metodat e përdorura të hulumtimit dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet disiplinave, duke krijuar njëkohësisht lidhje me komunitetin shkencor të Maqedonisë së Veriut
Organizatorë:
- Olivie Deluj (nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore CNRS, Shtëpia e Francës në Oksford),
- Lilijana Jordanova (përgjegjëse e koleksioneve “Popujt sllav”, botuar nga Muzeu i Luvrit) dhe
- Ivan Zarov (nga Instituti i Kulturës së Vjetër Sllave – Prilep/ Shkup).