
24 Aug Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Vëllezërit Manaki” I Fokus në Kinematografinë Franceze I Nga data 20, e deri më 26.09.2025
Nga dita e shtunë, 20 shtator, e deri të premten, më 26 shtator 2025 I Në Qendrën Kulturore të Manastirit
I themeluar në vitin 1979, ky festival nderon vëllezërit Janaki dhe Milton Manaki, pionierë të fotografisë dhe kinematografisë në Ballkan, në fillim të shekullit të 20-të. Vepra e tyre është një lloj dëshmie për jetën e përditshme dhe transformimet shoqërore në rajon.
Pjesë e programit të festivalit
Hapja e festivalit me filmin e regjisores franko-maqedonase, Teona Mitevska, të titulluar “Nëna”.
Të shtunën, më 20 shtator 2025 | në orën 20:00 | Në Shtëpinë e Kulturës në Manastir
Filmi ngërthen dhe trajton 7 ditë nga jeta e Nënë Terezës, gjatë periudhës kur ajo vendos të largohet nga manastiri i Kalkutës dhe të ndjekë rrugën e saj.
Takim profesional me producentë francezë, si producentë dhe udhëheqës projektesh nga rajoni, në kuadër të festivalit
Të mërkurën, më 24 shtator 2025 – Fokus në kinematografinë franceze
– Klasë masteri me Darius Konxhin (në orën 12:00, në Kinemanë Manaki)
– Shfaqje e një filmi nga Darius Konxhi (në orën 21:00, në Kinemanë Manaki)
– Shfaqje e filmit francez “Vala e re”, në konkurrencën zyrtare (në orën 21:00, në Qendrën Kulturore të Manastirit)
Ndarja zyrtare e çmimit “Kamera 300” (Magaza, Manastir)
Darius Konxhi është fituesi i këtij viti i çmimit për arritje jetësore “Kamera e Artë 300” në Festivalin “Vëllezërit Manaki”.
I lindur më 21 tetor 1955 në Teheran të Iranit, Darius Konxhi bëhet njëri nga regjisorët më të njohur dhe më të shquar të fotografisë së filmit modern.
Suksesi i tij i parë ndërkombëtar erdhi me filmit DELIKATESA (1991), por bashkëpunimi i tij kult me David Finçerin në filmin SHTATË (1995), e vuri në pah atë para publikut më të gjerë, duke e bërë të njohur për stilin e tij vizual.
Ai është emëruar dy herë për çmimin Oskar për filmat EVITA dhe BARDO, e ndërkaq bashkëpunon me regjisorë nga të gjitha drejtimet, nga Vudi Aleni e deri te Vong Kar-Vai.
Edhe këtë vit ai e konfirmon aftësinë e tij të jashtëzakonshme krijuese, duke prodhuar 3 filma, si dhe duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e tij për qëndrueshmëri në krijimtarinë kinematografike (të filmit)
„Delikatesa” (1991).
Regjisor: Zhan-Pierr Zhone dhe Mark Karo
•Drejtor i fotografisë: Darius Konxhi:




„Shtatë” (1995).
• Regjisor: David Finçer
• Drejtor i fotografisë: Darius Konxhi:


