Konkurs i posterave dixhitalë në temën e shkencës franceze I Data e fundit e aplikimit: 06 tetor 2024.

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

Konkurs i posterave dixhitalë në temën e shkencës franceze I Data e fundit e aplikimit: 06 tetor 2024.

E duam shkencën + Francën = e duam shkencën franceze!


“Shkenca për Fëmijët” dhe Instituti Francez në Shkup organizojnë konkursin e posterave, me titull “Parlez-vous fran-sci?”.

Kushtuar mendimit shkencor francez, ky konkurs është i hapur për fëmijët kureshtarë dhe krijues, të cilët mund të marrin pjesë duke realizuar një poster dixhital për ndonjë shkencëtar francez, ndonjë koncept apo eksperiment shkencor, ndonjë libër shkencor apo edhe fantashkencë…

Pjesëmarrësit janë të ftuar të krijojnë një poster origjinal në formatin dixhital A3, duke përdorur vegla të tilla si Canva, Photoshop ose Illustrator.

Një tjetër mundësi është të përdorni AI-në për të krijuar imazhe (Dall-E, Midjourney) dhe më pas t’i pasuroni ato me teknika të tilla si glitch art ose të bëni modifikime manuale.

Konkurs

Posterat në formatin pdf ose png duhet të dërgohen në adresën: nzd.ifs@gmail.com, më së voni deri më 6 tetor 2024.

Në emailin e dërguar, duhet të specifikohen informatat e mëposhtme:

  • EMRI DHE MBIEMRI
  • DATA E LINDJES
  • SHKOLLA KLASA / VITI
  • QYTETI

📢 Në konkurs mund të marrin pjesë nxënës të mësimit klasor, gjegjësisht nga klasa e 5-të e deri në atë të 9-të.

15 posterat më të mirë do të jenë objekt i një ekspozite në dritaren (vitrinën) e Instituti Francez në Shkup, nga data 21 tetor deri më 6 nëntor 2024.

Këtë vit, Instituti Francez në Shkup do të ofrojë çmime të leverdishme për 6 posterat më të mirë.

Sans Titre 1