04 Jul KONKURSI “PUNËTORI PËR KO-PRODUKSIONET FRANKO-BALLKANIKE”
Afati i fundit i aplikimit: 25 gusht 2024.
Është hapur konkursi i Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë (CNC) dhe Institutit Francez në Paris, i destinuar për të gjithë regjisorët dhe producentët e rinj, të cilët kanë ndonjë projekt në përpunim e sipër, e që duan ta realizojnë me koproduksion francez.
Punëtoria do të mbahet në datat 14 dhe 15 nëntor, në ambientet e kësaj agjencie (CNC-së), ndërkaq kandidatët e përzgjedhur do ta kenë mundësinë të takojnë personalisht producentët dhe t’i prezantojnë projektet e tyre.
Aplikimet dorëzohen më së voni deri me datën 25 gusht në adresën elektronike : laetitia.kulyk@diplomatie.gouv.fr, ndërsa rezultatet do të jenë të disponueshme nga data 9 shtator 2024.