
13 Apr Ekspozitë dhe takim artistik me Darko Aleksovskin “Asnjëherë jo i dashuruar” I Më 28.04.2025
Të hënën, më 28 prill 2025 | Në orën 18 | Në Institutin Francez në Shkup

“Asnjëherë jo i dashuruar”
Darko Aleksovski ( i lindur në vitin 1989) është artist pamor, praktika artistike e të cilit formohet përmes punës me imazhe dhe shkrimit kreativ.
Aleksovski ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare në Fakultetin e Arteve të Bukura në Shkup, ndërsa aktualisht jeton dhe punon në Veles të Maqedonisë së Veriut.
Ai si artist deri më tani ka marrë pjesë në disa programe qëndrimi në Vjenë, Frankfurt, Shkup, Linz, Split dhe Dubrovnik.
Ndër pjesëmarrjet më domethënëse në ekspozitat grupore ndërkombëtare dallohen : „IN-SITU: Artistic Positions on Endangered Biodiversity and the Coexistence of Species“, < rotor > Qendra e Artit Bashkëkohor (Grac, 2024), „EX-SITU: Artistic Positions on Endangered Biodiversity and the Coexistence of Species“, Muzeu Kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës (Sarajevë, 2024), “Gjithçka që kemi të përbashkët”, Muzeu i Artit Bashkëkohor (Shkup, 2023), „You Can’t Discourse Without Disco: WHW Akademija 2022“, Galeria “Nova” (Zagreb, 2022) dhe “55 Oktobarski Salon – Disappearing Things“, Muzeu i qytetit të Beogradit (Beograd, 2014).

Artisti Darko Aleksovski prezanton veprën “Asnjëherë jo i dashuruar”, e përbërë nga dy vepra të ndërlidhura: “Letra dashurie për vetminë” dhe “Valët”.
Nëpërmjet rrëfimeve në formatin e letrave dhe instalimit hapësinor-specifik të një peizazhi detar, ekspozita pasqyron reflektim mbi dashurinë, kujtesën dhe ndryshueshmërinë e marrëdhënieve (lidhjeve) njerëzore.
“Letra dashurie për vetminë” është një përmbledhje letrash, jo rrallë të paadresuara, të shkruara në makinë shkrimi, që përfaqësojnë gjurmë të paredaktuara të emocioneve të së kaluarës dhe që e bëjnë vëzhguesin të gjejë veten në rolin e pranuesit ose “shkruesit”. “Valët”, një seri vizatimesh me format të madh, e sjell publikun në një pamje detare asociative, duke evokuar me këtë rast art popullor. E butë dhe qëllimisht e papërfunduar, ekspozita qëndron në hapësirën mes asaj që është shprehur dhe të pashprehurës.
Aleksovski edhe më herët ka ekspozuar veprën e tij, duke ia përshtatur ambientin hapësirës së caktuar, e ndërkaq falë një transformimi dhe përshtatjeje të tillë të hapësirës, vepra merr një formë të re.
Punimet e tij janë ekspozuar në Shkup, në studion Private Print, në Muzeun e Artit Bashkëkohor – Shkup, në Split, në galerinë “Prostor” dhe në galerinë e artit në Maribor.
Për emisionin Stereofrans në Stereolab Radio, Aleksovski thekson:
„… Dhe gjatë gjithë këtyre ekspozitave, të dyja seritë (“Letra dashurie për vetminë” dhe “Valët” “) mbeten të njëjta, por varësisht prej vendit ku ekspozohen, veprat marrin një formë të re, pra pësojnë një lloj transformimi apo alienimi.
Ndonjëherë ai transformim është në formatin e veprës, ndonjëherë në medium, në mënyrën se si shfaqen, mënyra se si i vihen në dispozicion publikut për lexim dhe vëzhgim…
Kështu që, ky version i ri, të cilin tani po e zhvillojmë së bashku me Melodinë për Institutin Francez në Shkup, do të jetë i ndryshëm nga disa versione të mëparshme.”
„Тоа што овој пат ми е особено интересно во целиот процес, за оваа верзија на проектот, е токму изложбениот простор во Францускиот институт во Скопје, односно витрината, која на “Ajo që këtë herë është veçanërisht interesante për mua në tërë procesin, për këtë version të projektit, është pikërisht hapësira e ekspozitës në Institutin Francez në Shkup, gjegjësisht vitrina, e cila në mënyrë interesante e shënon dhe e thekson atë dikotomi mes hapësirës së hapur dhe të mbyllur, dhe mënyrës, përmes së cilës veprat do të mund të jenë të dukshme tërë kohën, përkatësisht letrat do të mund të lexohen në çdo kohë, pavarësisht nga ora e punës së institutit.
Një pjesë e madhe e projektit, gjegjësisht vetë përmbajtja e letrave, përmban ato ndjenja të cenueshmërisë, ato ndjenja të dashurisë së pashpërblyer në mënyrë reciproke, kështu që do të jetë interesante të shihet se si reagon publiku, pra se si publiku i lexon dhe i percepton (kundron) letrat përderisa zgjat ekspozita…”
Dëgjojeni deklaratën e plotë të Darko Aleksovskit në emisionin Stereofrans në Stereolab, lidhur me ekspozitën:
Dëgjojeni deklaratën e plotë të Melodi Robinit, kuratore e ekspozitës, në kuadër të emisionit Stereofrancs në radion Stereolab, në lidhje me ekspozitën:
