Mbyllja e shënimit të 50 vjetorit me spektakël rrugor “Ëndrra e Erberit” interpretuar nga trupa e teatrit “Kidam”

22

Mbyllja e shënimit të 50 vjetorit me spektakël rrugor “Ëndrra e Erberit” interpretuar nga trupa e teatrit “Kidam”

Të shtunën, më 5 tetor 2024, në orën 20 I Në sheshin “Kryengritja e Karposhit” – Shkup

në kuadër të ngjarjes “Nata e Bardhë” në Shkup.

Ashtu siç ju premtuam, do të ketë spektakël rruge për çdo grup moshe !

Trupa e teatrit “Kidam”, e cila në muajin qershor nuk ia doli të arrinte në Shkup, për shkak të anulimit të fluturimeve, do të jetë në qendër të ngjarjeve në manifestimin e sivjetmë “Nata e Bardhë”.

Teatri i rrugës i grupit “Kidam”, do të përfundojë me një video-maping spektakolar, vepër e artistit tonë të njohur pamor Emil Petro, titulli i të cilit është “Franca në dritë”.

E themeluar nga Zhan-Batist Dipere në vitin 1994, grupi “Kidam” (fr. Compagnie des Quidams), ka krijuar rreth pesëmbëdhjetë shfaqje të ndryshme. Nëpërmjet universit vizual, ndriçues dhe muzikor, trupa fut të pazakontën dhe poetiken në jetën e përditshme dhe me ndihmën e kostumeve dhe transformimeve të mëdha, përshtatet në hapësirën publike dhe e ndryshon tërësisht atë përderisa zgjat parada e rrugës.

Trupa tubon rreth tridhjetë artistë dhe teknikë nga fusha të ndryshme artistike (teatër, kërcim, muzikë, cirk). Mos e leni pa e ndjekur!

Ngjarja zhvillohet me mbështetjen e kompanisë farmaceutike “Zegin”, bodrumit të verës “Tikvesh”, Euroimpeksit dhe Publicisit.

F1120034 1 ©cie Des Quidams