50 vjet IFSH I Mbrëmje gala e kinemasë franceze me filmin “Diçka pak më ndryshe” | Më 30.10.2024

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

50 vjet IFSH I Mbrëmje gala e kinemasë franceze me filmin “Diçka pak më ndryshe” | Më 30.10.2024

Të premten, më 25 tetor 2024, në orën 20:00 | Në sallën e kinemasë në Sinepleks – Shkup në qendrën tregtare Siti Moll

Me rastin e 50 vjetorit të themelimit, Instituti Francez në Shkup dhe qendra tregtare në Shkup “City Mall” organizojnë mbrëmjen e tretë gala të kinemasë franceze me moton “Me e mira nga Franca”!

Shfaqja e filmit më të njohur, i cili njeh suksese më se 10 vite me radhë, në Francë, me 10 milionë bileta të shitura:

“Diçka pak më ndryshe” nga Artusi, me Artusin, Klovis Kornujakun dhe Alis Belaidin

  • Pjesëmarrja është e mundur me ftesë.

Ngjarja organizohet në partneritet me qendrën tregtare “City Mall” në Shkup. Aktiviteti mbështetet nga kompania farmaceutike ”Zegin”, bodrumi i verës “Tikvesh”,  Publicis Groupe dhe Euroimpeks Pezho.

Design Sans Titre
  • Përmbledhja (sinopsisi)::

Për t’i shpëtuar policisë, një djalë dhe babai i tij në arrati, detyrohen të gjejnë strehim në një kamp veror për të rinjtë me aftësi të kufizuara, të paraqitur njëri si banues në atë kamp e tjetri si edukator i tij i specializuar. Kësisoj kemi fillimin e telasheve dhe një përvojë të mrekullueshme njerëzore që do t’i ndryshojë ata përgjithmonë.

*

  • Kritikat e shtypit:

“Për filmin e tij të parë, Artusi arrin t’i bëjë njerëzit të qeshin dhe t`i emocionojë thellë, duke shmangur klishetë, duke u tallur me ambivalencat tona (ndjenjat e përziera dhe të paqarta), pa dhënë kurrë mësime. » (Elle-shq. Ajo)

“Diçka e vogël shtesë” krijon një bashkëfajësi midis invalidit të rremë dhe invalidit të vërtetë. Pjesa tjetër e filmit është sa e fryrë, po aq edhe qesharake dhe shumë prekëse. » (Le Parisien-shq. Parisieni)

“Personazhet janë të dashur dhe të këndshëm. Një mësim i bukur për humanizëm dhe përulësi. » (Le Journal du Dimanche-shq. Ditari i së dielës)

*