28 Nov Mbrëmja gala e kinemasë franceze “Iluzionet e humbura” | 16.12.2022
Të premten, më 16 dhjetor 2022, në orën 20:00, në Kinemanë “Milenium”– Shkup
Iluzionet e humbura
nga Ksavie Zhianoli (2021, 2h30) me Benhamen Voaze, Sesil dë Frans, Vinse Lakost
Bazuar në romanin e famshëm të Onore Dë Balzakut
Nën patronazhin e barnatores “Zegin” dhe agjencisë “Publicis”
Ky film i mrekullueshëm i Ksavie Zhianolit fitoi 7 çmime Cezar në vitin 2022, duke përfshirë edhe atë për filmin më të mirë
Nëse jeni të interesuar, ju lutemi të bëni rezervimin e biletave në Institutin Francez në Shkup, në adresën elektronike: culture@ifs.mk
Hyrja është falas
*
Lusieni është një poet i ri i panjohur në Francën e shekullit të 19-të. Ai ka shpresa të mëdha dhe dëshiron të qëndisë fatin për veten e tij. Ai braktis shtypshkronjën familjare në provincën e tij të lindjes, për të provuar fatin në Paris, përkrah mbrojtësit të tij. Duke qenë i gatshëm për sfidat e mëtutjeshme, në qytetin përrallor, i riu do të zbulojë prapaskenat e një bote, që gëlon nga fitimi dhe shtirja. Një komedi njerëzore ku gjithçka blihet dhe shitet, letërsia si shtypi, politika si ndjenjat, reputacioni si shpirtrat. Ai do të dashurojë, do të vuajë dhe do t’i mbijetojë iluzioneve të tij.
*
Në margjinat e gala mbrëmjes kinematografike, do të zhvillohet një takim profesional me kineastët e Maqedonisë së Veriut, rreth temës së koproduksionit, me pjesëmarrjen e z. Zhulie Enzani, drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (mbetet të konfirmohet).
E tërë kjo me mbështetjen e Agjencisë së Filmit të Maqedonisë së Veriut.
–
–