Java e xhazit | Kuinteti Belmondo në Festinalin e xhazit në Shkup | Më 17.10.2020

Skopjejazzfestivalbelmondo

Java e xhazit | Kuinteti Belmondo në Festinalin e xhazit në Shkup | Më 17.10.2020

Koncert i kuintetit francez Belmondo në Festivalin e xhazit në Shkup,
të shtunën, më 17 tetor 2020,
në Sallën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë së Veriut

Lionel Belmondo – tenor, soprano saksofon, flautë
Stefan Belmondo – bori, bri francez
Loran Fishelson – piano
Silven Romani – kontrabas
Toni Rabson – bateri.

E kush nuk i njeh vëllezërit Belmondo?
Stefani, me ngazëllimin stilistik të Çet Bejkerit dhe Fredi Habardit, një nga trombistët më lirikë në botë dhe muzikantët më të respektuar në këtë anë të Atlantikut. Lioneli, saksofonisti që ndërthuri muzikën e Lili Bulanzhes dhe Jusef Latifit, duke lidhur shpirtshmërinë e Koltrejnit me traditat liturgjike franceze.

Për më shumë se një çerek shekulli, dy muzikantët e jashtëzakonshëm kaluan nëpër një sërë aventurash muzikore, të mbështetur pa kompromis nga grupi i tyre, nga bashkëpunëtorët e tyre më të ngushtë. Sot, me gjithë përvojën pas tyre dhe me besnikërinë ndaj parimeve të tyre, ata me trimëri e ringjallin legjendën e kuintetit, duke përfshirë këtë herë në të edhe pianisten e shquar Loren Fikelson.

Vëllezërit Belmondo kanë performuar në të gjitha festivalet më të mëdha të xhazit në botë dhe kanë fituar të gjitha çmimet më prestigjioze. Opusi i tyre diskografik është tejet i madh dhe përfshin repertor këngësh të regjistruar me më të shquarit e muzikës xhaz: Di Di Brixhvoter, Mishel Lëgrand, Gil Evans, Stefan Grapelli, Xheki Terrason, Jusef Latif, si dhe këngëtarin dhe kompozitorin e madh brazilian Milton Nashimento. Kuinteti Belmondo është praktikisht një grup oll-stars, me një energji të rrallë dhe të pashoq shpirtërore, që do t’ju kujtojë Xhon Koltrejnin dhe njëkohësisht do t’ju lërë pa frymë.

Andaj, nuk duhet ta lëshoni rastin për të ndjekur këtë koncert; biletat janë në shitje në Mktickets: https://ëëë.karti.com.mk/etickets/TicketList.aspx?pEventID=3593

Me pjesëmarrjen e Institutit Francez në Shkup.