Pjesëmarrja në Mbrëmjet Struga të Poezisë me Soirées de poésie de Struga | 30.08.2022

Site Jean Poncert

Pjesëmarrja në Mbrëmjet Struga të Poezisë me Soirées de poésie de Struga | 30.08.2022

Të martën, më 30 gusht 2022, në orën 17:00 | Në Institutin Francez në Shkup

Takimi letrar me poetin Zhan Ponse

Pas pranisë së tij në Mbrëmjet Strugane të Poezisë, Zhan Ponse do të flas me ne për punën e tij dhe do të udhëheqë një takim me publikun e Institutit Francez të Shkupit.

Poncet2
Jean Poncet

Pjesëmarrja në Mbrëmjet Strugane të Poezisë me ardhjen e poetit Zhan Ponse

Nga e mërkura, 24 gusht, deri të hënën 29 gusht 2022 | Në hotel « Drini » në Strugë

Duke qenë në fillim të karrierës së tij profesor i anglishtes në Universitetin e Grenoblit, ai më pas punoi si diplomat në poste të ndryshme kulturore në Evropë, Azi dhe Oqeani.

Bashkëpunëtor i revistës « Syd » (shq. Jugu) nga viti 1988, ai ishte anëtar i bordit redaktues të kësaj reviste nga viti 1993 deri në vitin 1997, vit kur revista pushoi së botuari.

Në vitin 1998, së bashku me poetët Iv Brusard, Zhan-Maks Tiksie dhe Andre Urgeto, ai themeloi revistën « Otrë Syd » (Jugu tjetër); ishte anëtar i redaksisë së saj derisa revista u zhduk krejtësisht në vitin 2009. Si poet dhe gjuhëtar, ai ka botuar disa përmbledhje me poezi – disa prej të cilave janë përkthyer në anglisht, arabisht, kinezisht, kroatisht, spanjisht, rumanisht ose italisht – dhe ka përkthyer shumë poetë rumunë.

« Bartës i kulturave », antologjia e tij kushtuar Lusian Blagas, më e rëndësishmja deri më sot në frëngjisht, i ka dhënë atij disa çmime letrare në Rumani, duke përfshirë çmimin Lusian Blaga tërë punën e tij mbi poezinë rumune.

Në vitin 2016 filloi botimin, në një version dygjuhësh, të veprave të plota poetike të Lusian Blagës.