REGJISTRIMI NË VITIN E PARË NË UNIVERSITETET SHTETËRORE NË FRANCË PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

Pozadina Incriptionsuniversitesfrancaises 20202021 1

REGJISTRIMI NË VITIN E PARË NË UNIVERSITETET SHTETËRORE NË FRANCË PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

Po vijojnë regjistrimet për vitin e parë në universitetet shtetërore në Francë, për vitin akademik 2020/2021!

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Institutin Francez në Shkup është data 17 janar 2020.

Niveli i kërkuar për njohjen e frëngjishtes është B2, e për këtë duhet pasur një certifikatë ndërkombëtare DELF B2.

Kandidatët, të cilët nuk e posedojnë certifikatën DELF B2, duhet të aplikojnë në Institutin Francez në Shkup, për t`iu nënshtruar dhe për të kaluar testin e gjuhës frënge “TCF-DAP”, edhe atë më së voni deri më 20 dhjetor 2019.

Të gjitha informacionet janë në dispozicion në hapësirën “Kampus Francë” (Campus France), në Institutin Francez në Shkup; na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të telefonit: (02) 3129 288 dhe përmes adresës elektronike : suzana.pesik@ifs.mk