Punëtori kriujese për fëmijë dhe të rinj (nga mosha 3 deri në 10 vjeçare) | Le të vizitojmë Parisin | 06.05.2023

Ateliers Creatifs 2022

Punëtori kriujese për fëmijë dhe të rinj (nga mosha 3 deri në 10 vjeçare) | Le të vizitojmë Parisin | 06.05.2023

Punëtoritë krijuese, përveç që shërbejnë si vende, ku vjen në pah shprehja krijuese, janë gjithashtu edhe një mundësi për të përdorur ose për tu njohur me gjuhën frënge në mënyrë argëtuese.

Punëtoritë janë të hapura vetëm një të shtune të vetme në muaj, për fëmijë me ose pa njohuri nga gjuha frënge, nga mosha 3 deri në 10 vjeçare.

Ora 11:00  – 12:30 | Qendra Mësimore Multimediale e Institutit Francez në Shkup (Rruga Maksim Gorki nr. 18)

Të shtunën, më 1 tetor 2022 – ÇFARË NA THOTË NATYRA?

Me ndihmën e materialeve natyrore (gjetheve, koneve të pishave, degëve të pemëve) do të krijojmë një vepër artistike origjinale sipas shijes së fëmijëve.

Të shtunën, më 6 nëntor 2022 – ORIGAMI: ARTI I PALOSJES SË LETRËS

Art i lashtë që fëmijët e adhurojnë, i cili përkon me krijimin e gjësendeve të ndryshme me teknikën origami të palosjes dhe dhënies së një forme të re letrës.

Të shtunën, më 3 dhjetor 2022 – PUNIME DORE NË TEMEËN E KRISHTLINDJEVE

Përgatitja e kartolinave dhe dekorimeve të pemës së Krishtlindjes (bredhit). Fëmijët do të mund t’i marrin krijimet e tyre në shtëpi dhe t`i ndajnë me më të afërmit.

Të shtunën, më 4 shkurt 2023 – SHKENCË DHE EKSPERIMENTE  

Le të zbulojmë botën që na rrethon përmes eksperimenteve dhe kuizeve.

Të shtunën, më 4 mars 2023 – XHOKONDA, NË NJË MËNURË TJETËR !

Prezantimi i Muzeut të Luvrit, si dhe përmes veprave origjinale të Xhokondës, fëmijët do të krijojnë veprat e tyre të jashtëzakonshme të frymëzuara nga kjo vepër e Leonardo da Vinçit.

Të shtunën, më 1 prill 2023 – ARHËTOHEM NË FRËNGJISHT!

Mësojmë frëngjisht përmes lojërave të shoqërimit (loja e patës, loja e shtatë familjeve)

Të shtunën, më 6 maj 2023 – LE TË VIZITOJMË PARISIN

Bëjmë një turne (xhiro) turistik(e) nëpër Paris duke zbuluar monumente të jashtëzakonshme historike, Kullën e Ajfelit në 3D dhe kulturën franceze – gastronomine, kinemanë, modën).

Të shtunën, më 3 qershor 2023 – KRIJOJMË STRIPA  

Zbulimi i personazheve të stripave francezë dhe krijimi i stripit tuaj përkatës.

Regjistrimet bëhen në Institutin Francez në Shkup, kurse punëtoritë mbahen në Qendrën Mësimore Multimediale të Institutit Francez.

Çmimi i rregullt: 350 den. | Çmimi për nxënës në Institut: 300 den.

30bbab4b-1637-4cf4-927c-9ee5f35af30a