29 Jan Mbrëmje e ideve « Si të ri(kthehemi) në normalitet pas pandemisë » | 18.02.2022
E premte, më 18 shkurt 2022, në orën 19 | Shtëpia e Evropës
Nëse dëshironi të ndiqni debatin në linjë, urdhëroni vegëzën Zoom: https://us02web.zoom.us/j/85440691308
Si çdo vit, Nata e Ideve ju ofron mundësinë për takim, për të shënuar dhe kremtuar qarkullimin dhe endjen e ideve midis vendeve dhe kulturave, disiplinave dhe brezave.
Për Natën e 7-të të Ideve, tema « Si të ri(kthehemi) në normalitet pas pandemisë » u zgjodh për të eksploruar qëndrueshmërinë dhe rindërtimin e rikthimin në normalitet të shoqërive, që përballen me sfida unike, solidaritetin dhe bashkëpunimin midis individëve, grupeve dhe shteteve, mobilizimin e shoqërive civile dhe sfidat e ndërtimit dhe prodhimit.
Instituti Francez në Shkup i bashkohet kësaj ngjarjeje të madhe duke ftuar tre intelektualë që do të orvaten t’u përgjigjen disa pyetjeve.
Çfarë mësimesh mund të nxirren nga pandemia e madhe që goditi botën?
Çfarë vizioni mund të kemi për të ardhmen sot?
Si të rikthehemi në normalitet pas këtyre periudhave të gjata të izolimit?
Me pjesëmarrjen e :
- z. Pierr Kasu Nogye, filozof francez;
- znj. Ana Dimishkovska, profesoreshë në Fakultetin Filozofik në Shkup, dhe
- znj. Emilija Janjeviq, profesoreshë e kimisë farmaceutike.