28 Aug Ekspozitës “Reflektime neoni” | 6.10 – 15.11.2021
Hapja e instalimit artistik “Stacioni kërkimor ndëryjor, Koncepti 1”, pjesë e ekspozitës “Reflektime neoni” nga Antonio Pirkovski, kuratore Kristina Gligorovska
Akantus realizon një projekt në fushën e artit bashkëkohor, të titulluar “Vitrina si medium (ndërmjetës) artistik”, në kuadër të të cilit është planifikuar të vendosen instalime artistike në vitrinat e dyqaneve në disa lokacione në qendër të Shkupit. Kuratore e ekspozitës është Kristina Gligorovska, teoriciene e modës dhe kryetare e Shoqatës së Promovimit të Kulturës Vizuale – STUDIO VIRTU.
Instituti Francez në Shkup i bashkohet këtij projekti përmes vendosjes së instalimit artistik ndriçues “Stacioni kërkimor ndëryjor, Koncepti 1”, pjesë e ekspozitës “Reflektime neoni” nga artisti i Maqedonisë së Veriut, Antonio Pirkovski, përurimi i të cilit do të bëhet të mërkurën, më 6 tetor 2021, në orën 18 :30.
Me ftesë të kuratores dhe galerisë « Akantus », Solin D’Abovil, stiliste francez, skenografe dhe specialiste në dizajnin e dritareve, do të marrë pjesë në një panel diskutimi në Shtëpinë e Evropës, më 6 tetor 2021, në orën 17, me titull: ” Vitrina si galeri alternative artistike ».
Panel diskutimi është në gjuhën angleze dhe nuk është i hapur për publikun. Do të mundësohet ndjekja e drejtpërdrejtë e ligjëratës në rrjetet sociale.