03 Jul Rihapje e mediatekës së Institut francez në Shkup
PROTOKOLLI I PRANIMIT TË PUBLIKUT
Mediateka e Institutit Francez në Shkup, do të jetë e hapur sërish për publikun.
Pritja në Institutin Francez do të bëhet nga ora 11:00 e deri në orën 18:00.
Për shkak të pandemisë së shpallur nga virusi Covid-19, lutet publiku që të hyjë një nga një në ambientet e Institutit, e kësisoj të mbahet, sa të jetë e mundur, distanca prej 2 metrash, me çdo person tjetër brenda ambienteve.
Çdo person që hyn në ambientet e Institutit, duhet të mbajë maskë sanitare dhe të bëj gjestet e duhura, duke dezinfektuar duart në hyrje.
Personi i Institutit i ngarkuar për pranim të palëve, do të mund të sigurojë këto shërbime:
- Kthimin, huazimin e librave dhe dokumenteve nga mediateka
- Pagesën e tarifave të shkollimit për orët e frëngjishtes
- Dhënien e diplomave të niveleve DELF / DALF.
Nuk lejohet leximi ose konsultimi i dokumenteve në vend, pra në ambient.
Çdo kërkesë për informacion duhet të bëhet me telefon në numrin (02 3 118 503) ose me mesazh elektronik në adresën e mëposhtme: info@ifs.mk
Ekipi i Institutit Francez në Shkup ju falënderon dhe ju fton që t`i respektoni këto udhëzime.