Homazhe Zhan-Pol Belmondos | 18.10.2021

A Bout De Souffle

Homazhe Zhan-Pol Belmondos | 18.10.2021

Të hënën, më 18 tetor 2021, në orën 20:00 | Në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

 

Homazhe Zhan-Pol Belmondos

“Deri në frymën e fundit”

nga Zhan-Lyk Godar (1960) me Zhan-Pol Belmondo dhe Zhana Ziberg

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut me homazhe, në shenjë kujtimi për aktorin e madh francez përmes shfaqjes së njërit prej filmave të tij më me nam.

 

souffle566

Mëngjes i ditës së martë në Marsejë. Mishel Poakar vjedh një automjet të ushtrisë amerikane dhe niset për në Paris, duke vozitur nëpër autostradë. I sikletosur dhe i nervozuar nga një veturë e llojit « Citroen », e cila nuk dëshironte të parakalonte një kamion, Misheli parakalon në mes të një kthese, e ndërkaq një oficer policie me motor fillon menjëherë ta ndjekë atë. Misheli, në panik, e qëllon policin dhe ikën. Të nesërmen në mëngjes, ai arrin në Paris dhe takon studenten amerikane, Patrisia, me të cilën fillon një lidhje të lirë dashurie. Ajo dëshiron të bëhet gazetare, e për të paguar studimet e saj në Sorbonë, ajo shet gazetën « Nju Jork Herald Tribjun » në Fushat e Elizesë …

* * *

Rezervimet në Kinotekë, përmes nr. të telefonit: 2 30 71 814; 02 30 65 968; 02 306 59 68; ndërkaq përmes postës elektronike në : kinoteka@ukim.edu.mk