14 Dec « Frantz », shfaqja e filmit kryevepër të Fransoa Ozon | 22.01.2021
Shënimi i miqësisë franko-gjermane
Të premten, më 22 janar 2021, në orën 22:30
Shfaqja e filmit kryevepër të Fransoa Ozon në kanalin televiziv TV 24, për nder të Marrëveshjes së Elizesë.
« Frantz » (2016, 1orë e 53 min), me Pola Bir dhe Pier Ninej
Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Maqedoninë e Veriut shënojnë çdo vit nënshkrimin e Marrëveshjes së Elizesë, që u arrit më 22 janar 1963. Këtë vit, për shkak të situatës shëndetësore me pandeminë, të dy ambasadat do të shfaqin, për nder të kësaj marrëveshjeje, filmin e shkëlqyeshëm nga Fransoa Ozon, “Frantz”, në kanalin televiziv TV 24.
Fill pas përfundimit të LPB-së, 1914-1918, në një qytet të vogël gjerman, Ana viziton çdo ditë varrin e të fejuarit të saj, Frantzit, i rënë në vijat e frontit në Francë. Po të njëjtën ditë, një francez i ri, me emrin Adrien, vjen për të bërë homazh te varri i mikut të tij gjerman. Kjo prani e tij, fill pas disfatës gjermane, do të shkaktojë reagime të zjarrta dhe furishme në qytet.