Festa e Muzikës 2020 | 21.06.2020

Fetedelemusique2020

Festa e Muzikës 2020 | 21.06.2020

Si çdo vit, Festa e Muzikës 2020, do të mbahet më 21 qershor, por në kushte disi të veçanta për këtë vit. Kjo datë, e cila përkon me solsticën verore, është dita e parë e stinës së verës.

Çfarë mund të jetë më e bukur se sa muzika, për të filluar stinën e verës!

Instituti Francez në Shkup dhe Aleanca Franceze e Tetovës dhe e Manastirit, propozojnë një takim muzikor të dielën, më 21 qershor, të cilin mund ta ndiqni nga shtëpitë tuaja.

Për nder të Festës së Muzikës, ju ftojmë të ndiqni:

– këngë frankofone me “Folte”, grupin e njohur nga Manastiri

– Tomas Dytron dhe këngën e tij të fundit, “Është aq mirë”, me Diana Kral dhe Igi Pop

– kompozimin “Kur i bërtasim ujkut”, nga kompozitori i ri Ervan Shandon, interpretuar nga orkestra e projektit “FAME’S”.

Qëndroni të lidhur me faqen tonë, klikoni në “Unë marr pjesë” në ngjarje dhe do të informoheni me njoftim, se kur do të fillojë koncerti!

Në mbështetje të Festivalit të Verës në Shkup, i cili do të ndajë ngjarjen.