
24 Dec Një qiri për çdo dekadë të kaluar!
50 vjetorit të Institutit Francez!
Të dashur/a miq/mikesha, të dashur frankofonë dhe frankofilë, ju falënderojmë përzemërsisht për pjesëmarrjen në numër aq të madh, në ngjarjet e vitit 2024, të cilat i organizuam përkitazi me përvjetorin e 50-të të Institutit Francez në Shkup!
Le të vazhdojmë të festojmë të gjithë së bashku gjuhën frënge dhe kulturën franceze!
E falënderojmë Polin Blanshen për këtë video.
Falënderojmë thellësisht poashtu edhe partnerët tanë për mbështetjen e tyre të çmuar, e cila e bëri të mundur ruajtjen e kësaj dinamike të bukur të veprimit kulturor, e së këndejmi edhe mundësinë për t`ju ofruar më të mirën nga Franca.
Qëndroni të lidhur me MEDIATEKËN ONLINE dhe përfitoni nga pasuria e burimeve dixhitale, e cila është në dispozicionin tuaj 24 orë.
Ekipi i Institutit Francez në Shkup ju dëshiron dhe ju uron pushim të këndshëm dhe të mbarë !