Debat “Kriza energjetike dhe zgjidhja për të ardhmen” | Më 06.12.2022

Pozadina Debat Crise

Debat “Kriza energjetike dhe zgjidhja për të ardhmen” | Më 06.12.2022

Debat në Fondin Alamber

“Kriza energjetike dhe zgjidhja për të ardhmen”

Të martën, më 6 dhjetor 2022 | Në orën 13:00

Në sallën Innofeit në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informatike (rruga Rugjer Boshkoviq nr.18).

Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj në: culture@ifs.mk

Bota dhe Evropa po përballen me një krizë të madhe energjetike ndaj së cilës janë të detyruar të fillojnë një tranzicion për të ndaluar pasojat katastrofike të ngrohjes globale.

Cilat janë zgjidhjet për një të ardhme energjikisht dhe realisht më efikase përmes së cilës do të reduktohej ndikimi në klimë dhe mjedisin jetësor?

A mundet që energjitë e ripërtërishme të zëvendësojnë përgjithmonë lëndët djegëse fosile dhe në çfarë mase?

Ekspertët do të debatojnë në këtë temë të rëndësishme dhe aktuale, ndërkaq ne ftojmë publikun të marrë pjesë aktive në këtë debat.

Hapja e ngjarjes: z. Ygo Beshtel, këshilltar i bashkëpunimit dhe veprimit kulturor, si dhe drejtor i Institutit Francez në Shkup

Me pjesëmarrjen e :

  • Znj. Mihaela Zhirtan, profesoreshë në Universitetin e Anzhes dhe eksperte e energjive të ripërtërishme
  • Z. Anton Çaushevski, profesor në Fakultetin Elektroteknik në Shkup në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”
  • Z. Risto Filkoski, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup dhe këshilltar ekspert i OJQ-së “Qendra e ngrohjes së klimës”
  • Z. Viktor Andonov, këshilltar i çështjeve energjetike në qeverinë e Maqedonisë së Veriut

    Moderatore: znj. Milla Jovanovska, kryetare e OJQ-së “Bëhu i blertë”.

    Me përkthim simultan

    Ngjarja organizohet në bashkëpunim me Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative në Universitetin « Shën Kirili dhe Metodi », në Shkup