Konkursi të leximit #LexoNëFrëngjisht2023 / #ЧитајНаФранцуски2023 | 1.04.2023

2 Nuits De La Lecture2023

Konkursi të leximit #LexoNëFrëngjisht2023 / #ЧитајНаФранцуски2023 | 1.04.2023

Të dashur pjesëmarrës të konkursit të leximit #LexoNëFrëngjisht,

Numri i aplikimeve ishte vërtet shumë i madh – më shumë se 90 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga Maqedonia e Veriut!

Ekipi i Institutit Francez ju falënderon sinqerisht për interesimin dhe motivimin e madh për të marrë pjesë në këtë konkurs! Përpara këtij suksesi tejet të madh, ne vendosëm t’u japim TË GJITHËVE MUNDËSINË PËR PJESËMARRJE në një mënyrë origjinale dhe argëtuese për të vënë në pah dhe dëshmuar aftësitë tuaja të të lexuarit dhe kreativitetin.

Për të marrë pjesë në konkursin garues, ju duhet të regjistroni (inçizoni) një video me kohëzgjatje prej maksimum 4 minutash, ku do të lexoni një tekst të përzgjedhur në temën e « frikës » dhe ta ngarkoni/postoni atë në këtë faqe të FACEBOOK-it të Konkursit të Leximit Shprehës 2023, më së voni, deri më 17 mars.

FINALJA E MADHE do të mbahet të shtunën, më 1 prill, në orën 12:00, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

RREGULLAT E PJESËMARRJES janë si vijojnë:

  • Në videon tuaj (me kohëzgjatje prej maksimum 4 minutash) ju duhet të shiheni se jeni duke lexuar tekstin tuaj.
  • Është e rëndësishme që juria vlerësuese t’ju dëgjojë qartë, andaj sigurohuni që tingulli të jetë i qartë.
  • Lejohet çdo mundësi e shfaqjes dhe skenografisë. Shfaqeni lirshëm kreativitetin dhe imagjinatën tuaj! Frikësoni shikuesit!
  • Videon duhet ta postoni në këtë grup të Facebook-ut, kushtuar këtij konkursi. Kuptohet, nëse dëshironi, ju mund lirisht ta shpërndani videon në rrjete të tjera sociale, duke përdorur hashtagun #LexoNëFrëngjisht2023
  • Përpara publikimit të videos, mos harroni të përmendni emrin dhe mbiemrin tuaj në përshkrimin (postimin) në grup, si dhe emrin e shkollës dhe qytetit tuaj.

Juria, e përbërë nga profesorë të shquar të frëngjishtes, do të përzgjedhë 12 finalistë në kategorinë e shkollarëve të mesëm, sipas kritereve të mëposhtme:

  • cilësia në lexim (shqiptim, artikulim),
  • interpretim teksti (shprehje).

Finalistët e përzgjedhur do të shpallen më 22 mars 2023 dhe do të marrin pjesë në finalen e madhe të konkursit, e cila do të mbahet të shtunën, më 1 prill në orën 12:00, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Secili prej finalistëve do të lexojë tekstin e tij drejtpërsëdrejti, ndërkaq juria do të shpallë fituesit e secilës kategori.

Të gjithë pjesëmarrësit e konkursit do të marrin certifikatë pjesëmarrjeje dhe qasje falas për një vit në bibliotekën tonë elektronike #Culturethèque, si dhe do të ftohen në finalen e madhe, për të mbështetur kandidatin e tyre të preferuar.

Fituesin dhe finalistët i presin shpërblime të vlefshme! Videoja më e mirë nga çdo kategori do të shpërblehet dhe do të shfaqet gjatë finales së madhe!

Në pozicion….?Gati?…. Lexo!