Klubi i filmit francez “Evgjeni Grande” | 29.06.2022

Eugenie Grandet

Klubi i filmit francez “Evgjeni Grande” | 29.06.2022

Të mërkurën, më 29 qershor 2022, në orën 20:00, në Shtëpinë e Kulturës në Negotinë

Klubi i filmit francez “Evgjeni Grande”

nga regjisori Mark Dyge (2020) me Zhozefin Zhapi dhe Olivie Gurme

Feliks Grande mbretëron në tërësi në shtëpinë e tij modeste në Somyr, ku gruaja dhe vajza e tij Evgjenia, bëjnë një jetë të shpërqëndruar. Tejet dorështrënguar, ai nuk i shikon me sy të mirë mblesëritë që nxitojnë të kërkojnë dorën e së bijës. Asgjë nuk duhet ta dëmtojë pasurinë marramendëse, që ai fsheh nga të gjithë. Ardhja e papritur e nipit të Grandes, një esnafi parisian, jetim dhe i sfilitur, e kthen përmbys jetën e vajzës së re. Dashuria dhe bujaria e Evgjenis ndaj kushëririt të saj do ta zhysin Xha Granden në zemërim të pakufi. I gjendur përballë vajzës së tij, ai do të jetë më shumë se asnjëherë më parë i gatshëm të sakrifikojë gjithçka nga pasuria e tij, madje edhe familjen e tij…

* * *

Kritika:

Film për emancipimin e një gruaje të re, që është mjaft e aftë dhe jo aq e tërhequr sa duket. (Voasi)

Mark Dagen i shton erëza të shkëlqyera bazës balzakiane në mënyrë të rafinuar, me kujdes të veçantë për hollësitë dhe përmes performancës së shkëlqyer të treshes së jashtëzakonshme të aktrimit. (Figaro)

Një fotografi e jashtëzakonshme filmike, që lë përshtypjen e një ambienti në një kanavacë flamande, midis ngjyrave të arta dhe nuancave të zymta të dhomave, që duken se janë të ngrohura dobët dhe me një renditje minimale. (Telerama)