06 Nov Ngjarje multimediale për nder të 11 Nëntorit, Ditës së Armëpushimit | 9 – 11.2022
Të mërkurën, më 9 nëntor 2022, në orën 17 | Në Komunën e Manastirit
Hapja e afreskut sipas veprës së piktorit Zhan Perisak
Zhan Perisak, i lindur në Kaor më 29 shtator 1895 dhe i vdekur më 18 qershor 1974 në Paris, është një piktor dhe artist vizual francez. Lufta e Parë Botërore ia ndërpreu atij studimet për mjekësi. Në vitin 1914, në fakt, u regjistrua si vullnetar në regjimentin e 64-të të artilerisë së Tuluzës, luftoi në frontet e Artoas, Lorrenit, e më pas në 1917, në frontin e Lindjes: Selanik, Manastir. Në vitin 1918, i goditur nga malaria dhe verdhëza, ai kaloi gjashtë muaj në konvaleshencë në Nisë, ku vizatoi dhe takoi karikaturistin Sem, përpara se të kthehej në Kaor. Ishte vetëm 19 vjeç dhe përvoja e vdekjeve i kishte lënë gjurmë të thella.
Kjo është arsyeja pse, kur lufta mbaroi, ai braktisi studimet për t’iu përkushtuar pasionit të tij, vizatimit dhe pikturës. Në vitin 1920, ai u transferua në Algjeri. Ishte përkrah Marketit. Punoi atje si autodidakt deri në vitin 1956, pa ndjekur asnjëherë punëtorinë. Megjithatë, e gjithë puna e tij tregon se pavarësisht distancës gjeografike, Perisak ishte afër rrymave artistike të gjysmës së parë të shekullit të 20-të: kubizmit, konstruktivizmit, surrealizmit. Kishte një bibliotekë të pasur me disa qindra libra dhe revista mbi historinë e artit.
Në njërën nga veprat e tij, ai përshkruan qytetin e vjetër të Manastirit përgjatë Frontit të Lindjes. Me marrëveshjen e bartësve, punëtoria Solak në Manastir prodhoi një afresk të madh bazuar në një nga veprat e tij. Afresku do të vendoset përgjithmonë në Komunën e Manastirit.
Ngjarja realizohet me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup dhe Aleancës Franceze në Manastir.
–
Të mërkurën, më 9 nëntor2022, në orën 18 | Në kinemanë « Manaki » në Manastir
Ngjarje multimediale për nder të 11 Nëntorit, Ditës së Armëpushimit
« Manastiri, dje dhe sot / Fragmente »
Me pjesëmarrjen e znj. Stefani Perisak, galeriste, mandej të z. Iljo Trajkovski dhe z. Erik Alart, profesorë të historisë, si dhe nxënësve nga Manastiri.
Skenari : Znj. Sofija Ristevska-Petruseva
Ju ftojmë ta ndiqni !