05 Jul 2020-ta, viti i librit
Sot, më shumë se kurrë, leximi mund të na afrojë me njëri-tjetrin dhe të hap horizonte të reja!
Instituti Francez në Shkup, vitin 2020 i kishte kushtuar librave, e ndërkaq Franca ishte mysafire e nderit në Panairin e Librit në Shkup.
Për shkak të epidemisë së koronavirusit, promovimet e librave, të përkthyera në maqedonisht dhe shqip, për fat të keq u deshtë të anuloheshin.
Sidoqoftë, në këtë projekt letrar në gjuhën frënge, titujt janë në shërbimin tuaj te botuesit partnerë të Institutit.
Te botuesi “Ili-ili” mund të gjeni librin:
“Një verë me Bodlerin” nga Antoan Kompanjon (përkthimi i realizuar nga Joana Haxhi-Lega Hristoska),
“Një verë me Montenjin” nga Antoan Kompanjon (përkthimi i bërë nga Zoran Jovanovski)
“E jashtmja dhe e brendshmja” nga Nikola Buvie (përkthimi në maqedonisht i bërë nga studentët e Katedrës së frëngjishtes në Fakultetin Filologjik, nën përkujdesjen e profesoreshës, znj. Irina Babamova; përkthimi në shqip nga Bujar Sinani)
Në “Artkonekt”, keni librin
“Për çfarë shërben letërsia?”, nga Antoan Kompanjon (përkthimi i bërë nga Elisaveta Popovska)
Te shtëpia “Tri”, keni librin
“Shmangie”, përmbledhje kronikash nga Emanuel Rember (përkthimi i bërë nga Joana Haxhi-Lega Hristovska dhe Zoran Jovanovski), redaktuar nga « Tri », me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.
Së shpejti nga “Artkonekt”:
“Vernon Subitex” nga Virzhini Despant (përkthimi i bërë nga Filip Iliev)
Së shpejti nga “Tri”:
“Notrë Dami (katedralja) e Parisit, oj mbretëreshë e dhembjes” nga Silven Teson (përkthimi i bërë ngaVlladimir Martinovski)