2020-ta, viti i librit

2020 Anneedulivre

2020-ta, viti i librit

Sot, më shumë se kurrë, leximi mund të na afrojë me njëri-tjetrin dhe të hap horizonte të reja!

Instituti Francez në Shkup, vitin 2020 i kishte kushtuar librave, e ndërkaq Franca ishte mysafire e nderit në Panairin e Librit në Shkup.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, promovimet e librave, të përkthyera në maqedonisht dhe shqip, për fat të keq u deshtë të anuloheshin.

Sidoqoftë, në këtë projekt letrar në gjuhën frënge, titujt janë në shërbimin tuaj te botuesit partnerë të Institutit.

Te botuesi “Ili-ili” mund të gjeni librin:


“Një verë me Bodlerin” nga Antoan Kompanjon (përkthimi i realizuar nga Joana Haxhi-Lega Hristoska),

“Një verë me Montenjin” nga Antoan Kompanjon (përkthimi i bërë nga Zoran Jovanovski)

“E jashtmja dhe e brendshmja” nga Nikola Buvie (përkthimi në maqedonisht i bërë nga studentët e Katedrës së frëngjishtes në Fakultetin Filologjik, nën përkujdesjen e profesoreshës, znj. Irina Babamova; përkthimi në shqip nga Bujar Sinani)

“Artkonekt, keni librin

“Për çfarë shërben letërsia?”, nga Antoan Kompanjon (përkthimi i bërë nga Elisaveta Popovska)

Te shtëpia “Tri”, keni librin

“Shmangie”, përmbledhje kronikash nga Emanuel Rember (përkthimi i bërë nga Joana Haxhi-Lega Hristovska dhe Zoran Jovanovski), redaktuar nga « Tri », me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.

Së shpejti nga “Artkonekt”:

“Vernon Subitex” nga Virzhini Despant (përkthimi i bërë nga Filip Iliev)

Së shpejti nga “Tri”:

Notrë Dami (katedralja) e Parisit, oj mbretëreshë e dhembjes” nga Silven Teson (përkthimi i bërë ngaVlladimir Martinovski)