
15 Mar Regjistrimet për DELF Prim, dëshmi për njohjen e gjuhës frënge për të rinjtë
Po vijojnë regjistrimet për në sesionin DELF Prim 2025 nga data 7 deri në 17 mars 2025.
Data e nënshtrimit në provim: 11 qershor 2025
Çmimi : 1 700 den
Si të regjistrohesh për provim?
- Regjistrimi paraprak (pararegjistrimi) bëhet në formën interaktive:
- Regjistrimi konfirmohet me pagesën, e cila bëhet personalisht në Institutin Francez në Shkup.
- E rëndësishme: Formulari duhet të plotësohet dhe është i vlefshëm vetëm gjatë afateve të regjistrimit, të përcaktuara më sipër për sesionin e caktuar.
–
Vallë, është fëmija juaj midis moshës 7 dhe 12 vjeçare dhe mëson gjuhën frënge?
DELF Prim është diploma e parë për njohjen e gjuhës frënge.
DELF Prim është diplomë në gjuhën frënge, e lëshuar nga Ministria e Arsimit të Francës. Marrja e saj është e mundur në Institutin Francez në Shkup, e për këtë duhet nënshtruar provimit.
Diploma DELF Prim përbëhet nga nivelet vijuese:
– A1.1
– A1
– A2
Pse duhet që fëmija juaj t`i nënshtrohet provimit për marrjen e diplomës DELF Prim?
• sepse kjo është një mundësi për të treguar njohuritë e tij në gjuhën frënge
• është një mundësi për tu shpërblyer për punën dhe mundin e tij
• në këtë mënyrë, ai përvetëson shprehinë e nënshtrimit dhe dhënies së provimeve, që në fillim të mësimit të frëngjishtes.