PEIZAZHE URBANE I 17.12.2025-15.01.2026

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

PEIZAZHE URBANE I 17.12.2025-15.01.2026

НЕДЕЛА НА ФРАНКОФОНСКИ ФИЛМ

PEIZAZHE URBANE

Ekspozita e fundit e ciklit “Ekspozitë dhe takim artistik” për vitin 2025! Mbrëmë, më 17.12.2025, në Institutin Francez në Shkup u hap ekspozita fotografike “Peizazhe urbane” nga

Rafaell Ristovski, me kuratore Melodi Robinin.

Fotografitë janë fryt i qëndrimit të tij në rezidencën prestigjioze Cité internationale des arts në Paris. Gjatë këtij takimi artistik frymëzues, të moderuar nga artistja Jana Lulovska, e cila gjithashtu ka realizuar një qëndrim artistik në Cité, u ndanë përvojat personale të artistëve dhe u zhvillua një bisedë e hapur rreth fotografisë si një medium artistik bashkëkohor, mandej u fol për ndikimin e inteligjencës artificiale në art, për procesin krijues, por edhe për planet e ardhshme të artistit të ri.

Për ata që nuk patën rastin të jenë të pranishëm në këtë ngjarje, ju njoftojmë se ekspozita mbetet në vitrinën e Institutit Francez në Shkup deri në fund të janarit; jeni të mirëseardhur!