JAVA E FILMIT FRANKOFON “Dashuri e ëndrrave (2024)” 3.12.2025

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

JAVA E FILMIT FRANKOFON “Dashuri e ëndrrave (2024)” 3.12.2025

3.12.2025 I kinemanë “Sinepleks” – në qendrën tregtare “City Mall”

*pjesëmarrja me ftesë paraprake

НЕДЕЛА НА ФРАНКОФОНСКИ ФИЛМ

JAVA E FILMIT FRANKOFON Dashuri e ëndrrave (2024)

nga Zhil Lelush, ku luajnë protagonistët Adel Egzarohopulos, Fransoa Sivil , Malori Vanek.

Përmbledhje

Në vitet tetëdhjetë, në Francën Veriore. Zhaki dhe Kloter rriten midis bankave të shkollës dhe skelave të limaneve (porteve).

Ajo mëson rregullisht, ndërkaq ai endet përreth. Megjithatë, me kalimin e kohës, rrugët e tyre kryqëzohen dhe lind një dashuri e ëndrrave. Jeta do të bëjë gjithçka për t’i ndarë, por më kot – të dy sikur janë të krijuar për njëri-tjetrin…


… Mediat shkruajnë:

“Një film i fortë, brutal, i gjallë dhe pasionant” – Klouser

“Bujar, impulsiv, i gjallë, ky film i synon të gjitha drejtimet! Ndonjëherë shumë i larmishëm, por edhe kjo gjë është realizuar me aq pasion dhe entuziazëm, saqë zemra e shikuesit i dorëzohet kësaj historie dashurie pasionante.” – Filmsaktu

“Gjashtë vjet pas Le Grand Bain, Lelushi vjen sërish në skenë, me një film të dytë, në formën e një romance, me përmasa të papara, e cila kombinon dramën sociale, aksionin kriminal, melodramën, komedinë romantike dhe muzikore. Një film që duhet pare patjetër, thjesht i pashmangshëm!”– Lë Figaro