KONKURS RAJONAL: UDHËTIM NË FRANKOFONI NËPËRMJET MAQEDONISË SË VERIUT

Pozadini Za Sajt I Fb Cover

KONKURS RAJONAL: UDHËTIM NË FRANKOFONI NËPËRMJET MAQEDONISË SË VERIUT

Afati i fundit i aplikimit: data 15 nëntor 2025

Ambasadat dhe institutet franceze të Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë hapin konkurs rajonal për nxënësit, të cilët mësojnë frëngjishten. Pjesëmarrësit ftohen të prodhojnë një video të shkurtër me temën “Udhëtim në Frankofoni në vendin tim”.

Procesi i përzgjedhjes do të kryhet në nivel shtetëror, ndërsa fituesit e konkursit të secilit vend, do të përfitojnë qëndrim gjuhësor në Francë, gjatë verës së vitit 2026.

Camera 8670926 1280

DHËTIM NË FRANKOFONI NËPËRMJET MAQEDONISË SË VERIUT

Udhëtim në Frankofoni në vendin tim Qoftë në televizion, në rrugë, në revista, në restorante, apo edhe në shtëpi: fjalët në frëngjisht janë kudo, dhe ndonjëherë aty ku më pak i prisni. Veni t’i kërkoni dhe vëni ato në pah, që të tjerët t`i zbulojnë!

Çdo pjesëmarrës, do të duhet të realizojë një video, tërësisht në frëngjisht, me kohëzgjatje maksimale prej 1 deri në 2 minuta. Raport, skeç, fiksion, animacion, ditar televiziv… të gjitha formatet janë të mundshme, prandaj jini krijues!

KRITERET E PJESËMARRJES

1. Të jeni të regjistruar në një shkollë të mesme publike lokale

2. Të keni së paku nivelin A2 të gjuhës frënge

3. Të jeni të paktën 16 vjeç në kohën e aplikimit

KALENDARI

1. Hapi 1: Krijoj videon time! Titulli i videos sime duhet të jetë: vendi im_emri im_mbiemri im

2. Hapi 2: Ngarkoj videon time në platformën WeTransfer, për të marrë një vegëz për transferim

3. Hapi 3: Kopjoj vegëzën WeTransfer të videos sime në këtë sondazh, para 15 nëntorit 2025 Sondazhi

. Hapi 4: Pres rezultatet e konkursit në fillim të vitit 2026

4. Etape 4 : j’attends les résultats du concours en début d’année 2026

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Videoja do të vlerësohet mbi bazën e:

1. Cilësisë së frëngjishtes

2. Respektimit të formatit dhe temës së konkursit

3. Kreativitetit dhe origjinalitetit

MËNYRA E APLIKIMIT

Të gjitha aplikimet janë individuale. Së këndejmi, duhet të nënshkruhet një vërtetim, i të drejtave të autorit nga çdo person, i identifikueshëm në video.

INFORMATA DHE KONTAKTI

Adresa elektronike: ifs.education74@gmail.com