
23 Aug Konkurs për qëndrim artistik në Cité internationale des arts 2026 | Afati i fundit i aplikimit: 12 tetor 2025
Mos e humbisni këtë mundësi, që ta zhvilloni projektin tuaj artistik, në njërën nga rezidencat artistike më prestigjioze në botë!
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës së Francës dhe Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Francës.

Krijoni art në zemër të Parisit!
🔹 Pse të aplikoni ?
Instituti Francez në Shkup dhe Cité internationale des arts shpallin programin e vitit 2026, i cili u mundëson artistëve nga e gjithë bota të realizojnë një projekt në Paris, gjatë një qëndrimi prej tre, gjashtë ose nëntë muajsh, në periudhën mes muajit prill 2026 dhe prill 2027.
🔹 Çfarë e bën të veçantë këtë program?
Falë këtij sistemi, çdo vit, gati 70 artistëve, të përzgjedhur nga e gjithë bota, në kuadër të qëndrimit të tyre, u mundësohet të zhvillojnë projekt, në të gjitha disiplinat artistike.
🔹 Mbështetje nga Instituti Francez në Shkup
Kandidaturat e artistëve mbështeten nga partnerët, duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe duke ndarë bursë për qëndrimin.
Instituti Francez në Shkup mbulon shpenzimet e transportit, ndërkaq Campus France siguron bursë për qëndrimin.
🔹 Kush mund të marrë pjesë?
Programi është i hapur për artistë, profesionistë të kulturës, pa kufizime moshe, nga të gjitha vendet, në disiplinat e mëposhtme:
Arkitekturë, peizazh, urbanizëm
Arte rruge, cirk, teatër të kukullave
Art figurativ
Film
Art dixhital
Kritikë arti dhe kuratorizëm
Vallëzim, performancë
Dizajn
Gastronomi
Letërsi
Artizanate
Modë
Muzikë
Fotografi
Teatër
🔹 Kërkesat për kandidim
Kandidati duhet të jetë:
Artist ose profesionist në fushën e kulturës nga disiplinat e lartpërmendura
Të jetë i angazhuar profesionalisht
Të jetë i lirë nga aktiviteti i tij profesional gjatë qëndrimit Të flasë frëngjisht dhe/ose anglisht
Kushtet dhe hollësitë e mbetura në lidhje me kandidaturën dhe vendbanimin janë të disponueshme në vegëz:
Datat e qëndrimit
Kohëzgjatja e qëndrimit është tre, gjashtë ose nëntë muaj. Periudhat e qëndrimit duhet të respektojnë kalendarin e mëposhtëm:
Arritja 7 prill 2026 – Nisja 3 korrik 2026
Arritja 8 korrik 2026 – Nisja 5 tetor 2026
Arritja 8 tetor 2026 – Nisja 4 janar 2027
Arritja 8 janar 2027 – Nisja 6 prill 2027
🔹Procesi i aplikimit
E rëndësishme: Aplikimet e parashtruara drejtpërsëdrejti në Cité internationale des arts nga artistët nuk pranohen. Aplikimet duhet të parashtrohen në Institutin Francez në Shkup.
🔹 Dokumentet e nevojshme
Il est nécessaire de joindre les documents suivants :
CV de l’artiste (2 pages maximum)
Është e nevojshme të bashkangjiten dokumentet e mëposhtme :
• CV-ja e artistit (maksimumi 2 faqe)
• Dosja artistike-portofol (maksimumi 12 faqe)
• Projekti për qëndrim (maksimumi 2 faqe)
• Vërtetim që veprat e prezantuara janë të artistit përkatës (p.sh. katalog)
• Letër rekomandimi nga një institucion i njohur (maksimumi 1 faqe)
• Letër angazhimi nga institucioni që mbështet artistin (Instituti Francez në Shkup)
🔹 Kalendari
• 1 korrik deri më 12 tetor 2025: Parashtrimi (dorëzimi) i dosjeve të kandidaturës
• Dhjetor 2025: Mbajtja e mbledhjes së komitetit konsultativ
• Janar 2026: Shpallja e rezultateve