
14 Apr Koncert i muzikës xhaz me Lore Kulondrë
Тë enjten më 17 prill 2025 | Në orën 20 | Në Qendrën e Kulturës në Manastir
Pianisti francez i xhazit Lore Kulondrë, i njohur për talentin e tij të jashtëzakonshëm, do të performojë në Festivalin e xhazit në Manastir.
Fitues i shumë çmimeve, ai ka ndarë skenën me artistë prestigjioz si Stingu.
Me projektin e tij “Shizofrenia”, ai la gjurmë në botën e xhazit dhe fitoi çmimin Victoire du Jazz (shqip Fitorja e xhazit) në vitin 2020 për albumin e tij “Michel on My Mind”.
Është ky një koncert që nuk duhet humbur, e posaçërisht për dashamirët e xhazit që kërkojnë ndjesi të reja.
Ngjarja mbahet me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup.
