12 Jan Thirrja për projekte: Një vepër – një takim artistik
Ekspozoni veprat tuaja artistike në Institutin Francez në Shkup!
Dëshironi të ekspozoni veprën tuaj/veprat tuaja apo instalimin/instalimet tuaj/a artistike në vitrinën dhe në ambientet e Institutit Francez në Shkup dhe të zhvilloni diskutime gjatë një takimi të pasur artistik?
Është çasti i duhur për të aplikuar!
Ekspozoni veprat tuaja artistike
në Institutin Francez në Shkup!
🔹 Pse të merrni pjesë ?
Në kuadër të angazhimit të tij për promovimin e skenës artistike bashkëkohore vendore, Instituti Francez në Shkup organizon ekspozita – takime artistike gjatë vitit 2025 rreth veprave, që do të ekspozohen në vitrinën apo hapësirën ekspozuese të këtij institucioni.
Këto ngjarje do të zhvillohen çdo dy ose tre muaj dhe do të ofrojnë një platformë të shkëmbimeve midis artistëve, kuratorëve të ekspozitës dhe publikut.
Çdo vepër ose projekt i përzgjedhur do të :
🔹 Çdo vepër ose projekt i përzgjedhur do të :
- Ekspozohet për disa javë me radhë në dritaren ose hapësirën e Institutit Francez
- Do të shoqërohet nga një takim artistik me një kurator(e)/moderator(e), duke nxitur reflektimin dhe dialogun rreth qasjes suaj artistike
🔹 Kush mund të marrë pjesë ?
Kjo thirrje është e hapur për artistët e rinj fillestarë nga Maqedonia e Veriut, në të gjitha disiplinat e kombinuara artistike, që dëshirojnë të paraqesin një projekt origjinal dhe inovativ (të ri).
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të prezantuar krijimtarinë tuaj në një mjedis kulturor dhe për të takuar aktorë të tjerë të skenës së artit bashkëkohor në Shkup!
🔹 Për më shumë informata na kontaktoni në:
- 📧 culture@ifs.mk dhe
- ☎️ 02 3118 503.
Mezi presim të njohim krijimet tuaja dhe t’ju shoqërojmë në këtë aventurë unike artistike!
Aktiviteti realizohet me mbështetjen e Melodi Robinit, kuratore.
🔹 Vini re :
Vitrina e Institutit Francez të Shkupit përbëhet nga dy seksione:
- Pjesa e parë : gjerësi prej 2,60 m
- Pjesa e dytë : lartësi prej 4,30 m
- Lartësia : 2,15 m