26 Dec REGJISTRIMI NË VITIN E PARË NË UNIVERSITETET SHTETËRORE NË FRANCË PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021
Po vijojnë regjistrimet për vitin e parë në universitetet shtetërore në Francë, për vitin akademik 2020/2021!
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Institutin Francez në Shkup është data 17 janar 2020.
Niveli i kërkuar për njohjen e frëngjishtes është B2, e për këtë duhet pasur një certifikatë ndërkombëtare DELF B2.
Kandidatët, të cilët nuk e posedojnë certifikatën DELF B2, duhet të aplikojnë në Institutin Francez në Shkup, për t`iu nënshtruar dhe për të kaluar testin e gjuhës frënge “TCF-DAP”, edhe atë më së voni deri më 20 dhjetor 2019.
Të gjitha informacionet janë në dispozicion në hapësirën “Kampus Francë” (Campus France), në Institutin Francez në Shkup; na kontaktoni në numrin e mëposhtëm të telefonit: (02) 3129 288 dhe përmes adresës elektronike : suzana.pesik@ifs.mk