20 Mar Ekspozita “Reflektime nga Parisi III” | Më 22.03.2024
Të premten, më 22 mars 2024, në orën 12:00 | Në Galerinë “Çifte Hamam”
Ekspozita është e hapur deri më 20 prill.
Për nder të festës së Frankofonisë, Galeria Kombëtare në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup, prezanton pjesën e tretë dhe të fundit të ekspozitës “Reflektime nga Parisi”, e cila mëton të hulumtojë ndikimet e Parisit te piktorët e shquar nga Maqedonia e Veriut, përmes koleksioneve të Galerisë Kombëtare.