22 Mar Java e filmit frankofon I 15.03.2024 – 22.03.2024 I Në Kinotekë
Rezervime në Kinotekë
tél: 2 30 71 814 ; 02 30 65 968 ; 02 306 59 68 ; mail : kinoteka@ukim.edu.mk
Java tradicionale e filmit frankofon do t’ju mundësojë të zbuloni bukurinë e krijimtarisë filmike të vendeve frankofone.
Të gjithë filmat janë me përkthim në gjuhën maqedonase, ndërkaq për filmat e vendeve jofrankofone është siguruar përkthimi në frëngjisht.
Në Kinotekë, java e filmit frankofon, në bashkëpunim me Ambasadat e vendeve anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.
- Ambassade de France en Macédoine du Nord
- Ambassade de Roumanie en Macédoine du Nord
- Ambassade de Belgique / Consulat honoraire de Belgique à Skopje
- Ambassade de Suisse en Macédoine du Nord
- Ambassade d’Albanie en Macédoine du Nord
- Ambassade de Grèce en Macédoine du Nord
- Ambassade de Bulgarie en Macédoine du Nord
–
Shikoni programin e plotë më poshtë:
Të premten, më 15 mars 2024, në orën 20
Ouverture officielle avec le film
“Muzikë e tunxhit” me regji të Fransoa-Kristof Marzalit (2019, 90 minuta)
Në fillim të pranverës 1970, në fshatin e vogël, me emrin Monshu, në kantonin Vale, dëgjohej një zhurmë e pazakontë. A ishte kjo për shkak të votimit të së drejtës së së grave për të votuar? Apo për shkak të referendumit të ardhshëm për dëbimin e të huajve? Jo. Akoma më keq : Orkestra e fshatit lëshoi kushtrimin! Gjysma e fshatit do ta fajësonte Alojsin, gjysma tjetër do ta fajësonte Pierrin. Ky rivalitet do të merrte një dimension politik, muzikor dhe romantik (dashurie).
Ambassade de Suisse en Macédoine du Nord
Të shtunën, më 16 mars 2024, në orën 20
Shfaqja e filmit rumun “Liria” nga Tudor Giurgiu (2023, 1h49)
Dhjetor 1989. Kishte filluar revolucioni rumun dhe qyteti i Sibiut ishte bërë skenë e përplasjeve të tmerrshme. Policët dhe ushtarët besnikë të Çausheskut arrestohen dhe grumbullohen në lugun bosh të një pishine. Por si mund të dihet se kush është për kë në një rrëmujë të tillë?
Ambassade de Roumanie en Macédoine du Nord
Të shtunën, më 16 mars 2024, në orën 18
Shfaqja e filmit bullgar “Kopshti i pafund”, me regji të Galin Stoevit, me përkthim në frëngjisht
Historia tregon jetën e Filipit, i cili kishte gjithçka që i nevojitej: karrierë të bujshme dhe të dashur të bukur. Megjithatë, ai vazhdonte të kujdesej për Viktorin, vëllain e tij të ndjeshëm, vite pas vdekjes së prindërve të tyre.Nga ana tjetër, Ema, luleshitëse, do të ndërtonte një miniaturë të bukur kopshti Brenda një nate. Përmes këtij kopshti, Filipi do të zbulonte një botë të re, që kishte qenë e panjohur për të deri në ato caste.
Ambassade de Bulgarie en Macédoine du Nord
Të hënën, më 18 mars 2024, në orën 20
Shfaqja e filmit të Ambasadës së Shqipërisë: “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, me përkthim në gjuhën frënge.
Historia zhvillohet në Shqipërinë e viteve 1990 dhe vendi dukej se po ecte gjithnjë e më shumë drejt demokratizimit, por regjimi komunist vazhdonte ta mbante të kapur pushtetin. Leo, një mësues dhe i burgosur politik, merret nga qelia dhe dërgohet te berberi. Pa asnjë shpjegim, rojet dhe zyrtarët e burgut e fusin atë në një makinë dhe e shpiejnë gjetkë. Pak nga pak, e kundrojmë se nuk bëhet fjalë për ekzekutim e as për transferim. Njerëz të panjohur do ta dërgojnë Leon në kryeqytet, gjegjësisht në Tiranë, që ai të dëshmojë në favor të autoriteteve para një përfaqësuesi të institucioneve politike europiane, por mes mbërritjes së tij dhe takimit me delegacionin e huaj, gjithçka do të shkonte keq.
Ambassade d’Albanie en Macédoine du Nord
Të martën, më 19 mars 2024, në orën 20
Shfaqja e filmit maqedono-belg “Njeriu më i lumtur në botë” nga Teona Mitevska Strugar, (2023, 1h40)
bashkëprodhim i Maqedonisë së Veriut/Belgjikës/Sllovenisë/Kroacisë/Danimarkës, me Jelen Kordiç Kuret dhe Adnan Omeroviç.
Sarajeva, e ditëve të sotme. Asja, një grua beqare, e pavarur, 40 vjeçare, jetonte në atë qytet. Ajo takohet me Zoranin, një bankier i moshës 43-vjeçare në një ngjarje takimesh. Por Zorani, nuk ishte aty për të gjetur dashurinë e jetës së tij, por për kërkimfalje. Gjatë luftës së vitit 1993, Zoran kishte sulmuar qytetin, duke qenë pjesë e palës së kundërt dhe dëshironte të takonte viktimën e tij të parë. Tani, të dy do të duhej të rijetonin dhimbjen në kërkimin e tyre drejt faljes.
Të mërkurën, më 20 mars 2024, në orën 20
Shfaqja e filmit “Divertimento” nga Mari Kastij Marion Shar (2023, 1 orë e 55 minuta)
Festivali “Quinzaine des cinéastes”) me Ulaja Amamra, Lina El Arabi dhe Niels Arestrup.
Që në moshën 17-vjeçare, Zahija Ciuani ëndërrote të bëhej dirigjente. Motra e saj binjake, Fetuma, ishte violonçeliste profesioniste. Të shoqëruara që nga përkundja e tyre në djep dhe nga fëmijëria e tyre e hershme nga muzika klasike, ato mëtojnë të dëgjohen nga të gjithë njerëzit, në mbarë botën. Si është e mundur t’i realizosh këto ambicie në vitin 1995 kur je një grua, me origjinë algjeriane dhe me origjinë nga Sen-San-Denis? Me një vendosmëri të pashoq, me pasion, guxim dhe mbi të gjitha, me projektin e tyre të pabesueshëm të krijimit të orkestrës së tyre, me emrin: “Divertimento”.
Ambassade de France en Macédoine du Nord
Të enjten, më 21 mars 2024, në orën 20
Shfaqja e filmit belg “Të mirësjellshmit”, nga regjisori Olivje Ranzhe, (2022,1h55)
Me shpërnguljen e klientit të tyre kryesor, Misheli dhe Blandeni shohin se si biznesi i tyre i vogël fundoset ngadalë, e së bashku me të edhe stafi i tyre. Përderisa ata janë të zënë me idenë se do të humbasin fjalë për fjalë gjithçka, madje edhe shtëpinë e tyre dhe më të dashurit e tyre, ata papritmas do të marrin mbështetje nga Floreni, arkatari i tyre dhe Brunoja, njëri nga punëtorët e tyre. Së bashku, këta katër persona, do të përpiqen të gjejnë një rrugëdalje nga situat
Ambassade de Belgique en Macédoine du Nord
Të premten, më 22 mars 2024, në orën 20
Mbyllja e javës së filmit me filmin grek “Eftihija” të regjisorit Angelos Francis (2019, 2h03)
Një film i frymëzuar nga jeta e njërës prej poeteshave më të shquara greke. Një grua-artiste e jashtëzakonshme, e cila krijoi një numër të konsiderueshëm vargjesh të përjetshme dhe popullore.
Ambassade de Grèce en Macédoine du Nord
● Shoqëruar me zbulimin e një vepre të gjatë 30 metra në galerinë e Kinotekës, nga Jana Maneva Çuposka, krijuar në rezidencën artistike “La Cité des arts à Paris”.
Njëkohësisht, veprat e saj do të ekspozohen në vitrinën e Institutit Francez në Shkup.