Hapja e thirrjes për aplikime për pjesëmarrje në Shkollën Verore Ndërkombëtare për Realizim të Filmave Dokumentarë me Zë 

Pozadini Za Sajt (4)

Hapja e thirrjes për aplikime për pjesëmarrje në Shkollën Verore Ndërkombëtare për Realizim të Filmave Dokumentarë me Zë 

Programi Ndërkombëtar Veror i Filmave Dokumentarë me Zë është program i ri ndërkombëtar i ofruar nga ENS Louis-Lumière (Shkolla Kombëtare e Lartë Lui Lumier), edicioni i parë i të cilit u mbajt në vitin 2021, destinuar për profesionistë të rinj nga mbarë bota, i krijuar me mbështetjen e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme dhe në bashkëpunim me Radio Frans Internasional (RFI).

Në vitin 2024, në kuadër të 20 vjetorit të Festivalit të Gjatësisë dhe falë Lojërave Olimpike шtë cilat do të mbahen në Paris, edicioni i 2024 i Programit do të zhvillojë punimet vetëm në Brest (në rajonin e Bretanjës, në veri-perëndim të Francës) në partneritet me Festivalin e gjatësisë së valëve dhe Universitetin e Bretanjës Perëndimore. Programi përfshin gjithashtu takime dhe vizita profesionale me aktorët kryesorë të sektorit : RFI, Radio France, Arte Radio, estivalin “Gjatësia e valëve”, SCAM (dispositif « Brouillon d’un rêve ») dhe Institutin Francez.

Trajnimi do të mbahet nga data 12 korrik deri më 1 shtator 2024 dhe do të mirëpresë 14 profesionistë të rinj të huaj nga fusha audiovizive.

Të gjithë kandidatët duhet të kenë përvojë si autorë (blog, podkast ose projekt krijues i lidhur me zërin).

Fituesit përzgjidhen nga një juri profesionistësh francezë në bashkëpunim me shërbimet kulturore të ambasadave të Francës.

Gjatë 7 javëve të trajnimit intensiv, fituesit zhyten në ekosistemin e radios në Francë, një pionier i zhanrit të dokumentarëve radiofonikë. Ata do të mësojnë bazat e shkrimit dhe regjistrimit (inçizimit) të një dokumentari dhe do të mbikëqyren nga një filmbërës dokumentarësh dhe nga një inxhinier i zërimit.

Programi është i strukturuar rreth 3 komponentëve:

  • Trajnimi teorik dhe praktik në shkrimin sonor (nga dizajni në montazh)
  • Realizimi i një dokumentari zanor në çift
  • Zbulimi i nismave të krijimit të radiove franceze/podkasteve në Bretanjë.

Tri javët e para do t’i kushtohen trajnimeve dhe takimeve teorike dhe praktike me profesionistë. Java e 4-t dhe të 5-të do t’i kushtohen regjistrimit (inçizimit), e 6-ta montimit dhe e 7-ta miksazhit.

  • Komponenti pedagogjik-arsimor i programit është i krijuar dhe i udhëhequr nga Frederik Presman.
  • Pjesëmarrësit do të akomodohen në rezidencën e Kampus Fransit në Brest.


Afati i fundit për dërgimin e aplikimeve është data 25 mars 2024 në emailin e mëposhtëm: culture@ifs.mk

Nëse zgjidhet një fitues nga Maqedonia e Veriut, ai ose ajo do të mund të përfitojë bursë, që ndahet nga qeveria franceze.