30 Nov Pjesëmarrje franceze në Konferencën e Muzikës PIN | 22 – 26.11.2022
Du mardi 22 au samedi 26 novembre 2022 | Qendra Kulturore Rinore Shkup
Pjesëmarrje franceze në Konferencën e Muzikës PIN
PIN është konferenca e parë dhe e vetme ndërkombëtare muzikore në Maqedoninë e Veriut.
Që nga fillimi i saj në vitin 2012, konferenca organizohet nga Shoqata e Kulturës dhe Arteve “TAKSIRAT”, në kuadër të Festivalit të famshëm « Taksirat ».
E krijuar si një platformë profesionale muzikore, PIN përkon me lidhjen e tregjeve muzikore në Evropë dhe krijimin e një hapësire për muzikantët dhe profesionistët e muzikës në rajon, që të luajnë një rol aktiv në karrierën dhe zhvillimin e aftësive të tyre, me qëllim për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë, formojnë dhe zgjerojnë njohuritë e tyre nga industria e muzikës. Konferenca PIN, me disa qindra pjesëmarrës në panelet e ditës, si dhe me disa mijëra të tjerë në shfaqjet e mbrëmjes, është vendi i përsosur për të rrjetëzuar dhe për të krijuar lidhje unike dhe të qëndrueshme me pjesëmarrësit e tjerë, panelistët dhe muzikantët.
Për këtë vit është planifikuar pjesëmarrje e fortë franceze e përbërë nga producentë si Frederik Farie, Florian Kalvez, përfaqësues të Festivalit No Logo ose e muzikantit Aleksias alias YMNK, me mbështetjen e Institutit Francez në Shkup.